KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët me matematikë elementare në punë, më pak se rajoni dhe BE-ja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët me matematikë elementare në punë, më pak se rajoni dhe BE-ja
AnalizeFinanceSociale

Shqiptarët me matematikë elementare në punë, më pak se rajoni dhe BE-ja

Përditësimi i fundit: 8 Tetor, 2024 7:27 am
135 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Punonjësit shqiptarë përdorin përllogaritje matematikore në vendin e punës më pak se në Ballkan dhe në vendet e BE-së, pasi ekonomia jonë është e bazuar në një model ekonomik që nuk kërkon shumë aftësi.

Më shumë se gjysma (54%) e shqiptarëve raportojnë se kryejnë llogaritje të thjeshta me numra, për shembull, duke shtuar, duke zbritur, duke shumëzuar ose duke pjesëtuar, si pjesë e punës së tyre kryesore, vuri në dukje Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës. Kjo përqindje është më pak se mesatarja e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB5 60%) dhe BE-së (76%),

Të dhënat e anketës tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë (57% kundrejt 51%) që të kryejnë llogaritje të thjeshta, si dhe punëtorët më të rinj (66% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 33% e atyre të moshës 55-64).
Detyra të tilla janë gjithashtu më të zakonshme tek ata me arsim të nivelit të lartë (70%), krahasuar me 58% të atyre me arsim të mesëm dhe 31% të atyre me arsim të nivelit të ulët.

Në mënyrë të ngjashme, përqindja e atyre që punojnë në profesione të kualifikuara që i përgjigjen kësaj pyetjeje në mënyrë pozitive është shumë më e lartë (74%) sesa tek ata me profesione që lidhen me punë manuale (54%), gjysmë të kualifikuar (47%) dhe elementare (31%).

Rreth 9% e të anketuarve shqiptarë thonë se kanë përdorur matematikë më të avancuar, algjebër ose statistikë, për shembull llogaritje, regresione, simulime, që është më e ulët se në BE (16%) dhe në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (11%).

Përdorimi i matematikës së avancuar ka më shumë gjasa te punëtorët më të rinj (10% dhe 14% e të anketuarve të moshës 25-34 dhe 35-44) sesa midis moshave më të vjetra (2% midis atyre të moshës 55-64 vjeç).

Përdorimi i matematikës së avancuar kërkohet gjithashtu më shumë tek ata që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (12%) dhe shërbime (10%), për dallim nga ata që punojnë në industri apo bujqësi (6%).

Sipas anketës, shumica e punonjësve kryejnë aktivitete për zgjidhjen e problemeve në punën e tyre kryesore. Afro gjashtë në dhjetë (58%) shqiptarë raportojnë se kryejnë aktivitete të zgjidhjes së problemeve të paktën shpesh si pjesë e punës së tyre kryesore , që është mbi mesataren e WB5 (52%). Gratë kanë pak më shumë gjasa ta bëjnë këtë sesa burrat (61% kundrejt 56%).

Përfshirja në aktivitetet e zgjidhjes së problemeve është gjithashtu më e lartë në mesin e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (70%) dhe shërbime (62%), për dallim nga ata që punojnë në bujqësi ose industri (48%).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 4 nga 10 fëmijë do të kenë probleme me sytë, deri në vitin 2050
Artikulli tjetër Protesta e opozitës, ministri Hoxha: Policia veproi sipas ligjit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.