KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

Përditësimi i fundit: 18 Gusht, 2025 9:37 am
243 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prej vitit 1998 Britania e Madhe është kthyer në destinacionin më të preferuar për emigrimin e shqiptarëve. Sot, jozyrtarisht, besohet se mbi 200 mijë shqiptarë jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shumica nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, shpallja e Shqipërisë si “vend i sigurt” nga qeveria britanike në vitin 2023 ka sjellë pasoja të forta dekurajuese për azilkërkuesit

Shifrat e publikuara nga Home Office tregojnë se gjatë vitit 2024 aplikuan vetëm 3.698 shqiptarë për azil. Ky është një ulje drastike krahasuar me vitin 2022, kur numri arriti rekordin me 17.340 aplikime, kryesisht pas mbërritjes me gomone.

Nga këto aplikime, vetëm 3% kanë qenë të suksesshme. Konkretisht, 2.112 kërkesa u refuzuan, 100 u miratuan, ndërsa 3.478 janë ende në pritje të shqyrtimit.

Ndryshe nga azilkërkimi, aplikimet për viza turistike kanë pësuar rritje. Gjatë vitit 2024, shqiptarët bënë 28.554 aplikime për vizë. Prej tyre, 20.192 u miratuan dhe 9.271 u refuzuan, duke shënuar një përqindje suksesi prej 68%.

Një tjetër të dhënë e rëndësishme vjen nga burgjet britanike, ku shqiptarët mbeten grupi më i madh i të huajve të dënuar.

Aktualisht, 1.193 shqiptarë vuajnë dënime në Angli dhe Uells, kryesisht për vepra të rënda penale. Në vitin 2015 ata renditeshin në vend të gjashtë, por prej vitit 2019 kanë kaluar në vendin e parë, përpara polakëve, rumunëve dhe lituanezëve.

Ndër të dënuarit për vrasje, më i njohuri është Koci Selamaj nga Elbasani, i cili po vuan 36 vite burg, dënimi më i gjatë i dhënë ndonjëherë për një shqiptar në Angli. Po ashtu, Eugert Merizaj nga Mallakastra po vuan një dënim prej 32 vitesh, ndërsa anëtari i grupit Hellbanianz, Sabajet Shuti, u dënua vetëm pak javë më parë me 27 vite burg për vrasje.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zjarre në Turqi, evakuohen qindra banorë nga shtatë fshatra
Artikulli tjetër Operacion antidrogë në Spanjë, shkatërrohet grupi kriminal me shqiptarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.