KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët, populli më jetëgjatë në rajon/ Mosha mesatare 80.1 vjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët, populli më jetëgjatë në rajon/ Mosha mesatare 80.1 vjet
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Shqiptarët, populli më jetëgjatë në rajon/ Mosha mesatare 80.1 vjet

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2026 10:33 am
162 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka jetëgjatësinë më të lartë të pritshme në lindje në Ballkanin Perëndimor, me 80.1 vjet në vitin 2026, duke u renditur në vendin e 61-të mes 237 vendeve dhe territoreve të botës.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, jetëgjatësia në Shqipëri është rritur me 35.6 vjet krahasuar me vitin 1950, kur ishte vetëm 44.5 vjet. Shqipëria lë pas të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Kosovën me 78.6 vjet, Maqedoninë e Veriut me 77.8 vjet, Malin e Zi me 77.6 vjet dhe Serbinë me 77.3 vjet.

Edhe për sa i përket përmirësimit që nga viti 1950, Shqipëria kryeson rajonin me 35.6 vjet të fituara, e ndjekur nga Kosova me 35.1 vjet, Maqedonia e Veriut me 27.2 vjet, Serbia me 22.2 vjet dhe Mali i Zi me 19.6 vjet. Shqipëria rezulton gjithashtu mbi mesataren botërore prej 73.8 vjetësh dhe ka një jetëgjatësi të pritshme më të lartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku treguesi për vitin 2026 vlerësohet në 79.8 vjet.

Monako dhe vendet e Azisë Lindore kryesojnë botën

Sipas renditjes globale, të bazuar në projeksionet e World Population Prospects 2024 të Kombeve të Bashkuara, Monako është vendi me jetëgjatësinë më të lartë në botë, me 86.7 vjet, i ndjekur nga San Marino me 86 vjet.

Në pesëshen e parë renditen edhe tri ekonomi të Azisë Lindore: Hong Kongu me 85.9 vjet, Japonia me 85.1 vjet dhe Koreja e Jugut me 84.6 vjet.

Një nga faktorët që ndikon në jetëgjatësinë e lartë të vendeve aziatike është shëndeti kardiovaskular. Sipas OECD-së, Japonia dhe Koreja e Jugut regjistrojnë ndër nivelet më të ulëta të vdekshmërisë nga sëmundjet koronare të zemrës në grupin e vendeve anëtare.

Të jetosh mesatarisht mbi 80 vjet është bërë gjithnjë e më e zakonshme në botë. Në vitin 2026, gjithsej 61 vende dhe territore e arrijnë ose e tejkalojnë këtë nivel, ndërsa në vitin 1950 asnjë vend nuk kishte një jetëgjatësi të pritshme prej 80 vjetësh.

Bota ka fituar 27.4 vite jetë që nga viti 1950

Në nivel global, jetëgjatësia e pritshme është rritur nga 46.4 vjet në vitin 1950 në 73.8 vjet në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim prej 27.4 vjetësh.

Një rol të rëndësishëm në këtë zhvillim ka luajtur ulja e vdekshmërisë foshnjore dhe përmirësimi i aksesit në shërbimet shëndetësore.

Sipas një studimi të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, imunizimi ka kontribuar në uljen me 40% të vdekjeve foshnjore në nivel global gjatë periudhës 1974–2024.

Koreja e Jugut ka regjistruar përmirësimin më të madh të jetëgjatësisë që nga viti 1950. Nga vetëm 22.2 vjet në atë kohë, treguesi ka arritur në 84.6 vjet në vitin 2026, një rritje prej 62.4 vjetësh.

Niveli shumë i ulët i vitit 1950 përkon me fillimin e Luftës Koreane. Nga pozicioni i parafundit në botë në atë periudhë, Koreja e Jugut renditet sot e pesta për jetëgjatësinë e pritshme.

Përmirësime të mëdha kanë regjistruar edhe vendet e Gjirit Persik, katër prej të cilave përfshihen në dhjetëshen e vendeve me rritjen më të madhe të jetëgjatësisë.

Një prej tyre është Omani, ku jetëgjatësia është rritur nga 29.3 vjet në vitin 1950 në 80.7 vjet në vitin 2026. Kombet e Bashkuara e lidhin këtë zhvillim edhe me investimin e të ardhurave nga energjia në arsim dhe shëndetësi publike.

Afrika mbetet pas, Nigeria me jetëgjatësinë më të ulët në botë

Pavarësisht përmirësimeve globale, diferencat ndërmjet vendeve mbeten të mëdha.

Dhjetë vendet dhe territoret me jetëgjatësinë më të ulët në renditjen e vitit 2026 ndodhen në Afrikën Subsahariane.

Nigeria renditet e fundit me 55 vjet, e ndjekur nga Çadi me 55.6 vjet.

Vdekshmëria e lartë e fëmijëve vijon të jetë një nga faktorët kryesorë që pengon rritjen e jetëgjatësisë. Sipas projeksioneve të OKB-së për vitin 2026, rreth një në dhjetë fëmijë në Nigeri humbet jetën përpara moshës pesëvjeçare, ndërsa në Japoni ky raport është afërsisht dy në 1,000 fëmijë.

Diferenca historike mbetet e konsiderueshme. Megjithëse Nigeria ka fituar 19.4 vjet jetëgjatësi që nga viti 1950, niveli i saj i vitit 2026 vazhdon të jetë më i ulët se 59.3 vjet, që Japonia i kishte arritur që në vitin 1950.

Të dhënat tregojnë se, ndonëse jetëgjatësia është rritur në të gjitha vendet e përfshira në renditje, ritmi i përmirësimit ka qenë shumë i ndryshëm, duke ruajtur diferenca të mëdha në kushtet shëndetësore dhe të jetesës ndërmjet rajoneve të botës.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plas skandali me Bashkinë e Tepelenës
Artikulli tjetër Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.