KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët vdesin nga zemra, thaujse dy herë më shumë se Bashkimi Evropian
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët vdesin nga zemra, thaujse dy herë më shumë se Bashkimi Evropian
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqiptarët vdesin nga zemra, thaujse dy herë më shumë se Bashkimi Evropian

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2026 10:19 am
243 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Sëmundjet e zemrës dominojnë strukturën e vdekjeve në Shqipëri shumë më tepër se në vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat krahasuese nga INSTAT dhe Eurostat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kategori përbën 32.8% të totalit të vdekjeve.

Diferenca është e konsiderueshme dhe tregon se shqiptarët humbin jetën nga sëmundjet e zemrës në një nivel gati dy herë më të lartë se mesatarja europiane.

Në Europë, përveç sëmundjeve të zemrës, një peshë të madhe në vdekje kanë edhe tumoret, që përbëjnë 23.9% të vdekjeve, ndërsa në Shqipëri kjo kategori zë 15.3% të totalit. Edhe sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes kanë një peshë dukshëm më të madhe në BE, me 7.8% të vdekjeve, ndërsa në Shqipëri përbëjnë vetëm 2%.

Diferenca të mëdha shfaqen edhe në kategori të tjera të sëmundjeve. Sëmundjet e aparatit të tretjes përbëjnë 4.4% të vdekjeve në BE, ndërsa në Shqipëri vetëm 0.8%.

Sëmundjet mendore përbëjnë 4.3% të vdekjeve në Europë, krahasuar me 0.5% në Shqipëri, ndërsa sëmundjet e sistemit nervor zënë 4.3% në BE dhe vetëm 1.5% në vend. Po ashtu, sëmundjet endokrine dhe të ushqyerjes përbëjnë 3.5% të vdekjeve në Bashkimin Europian, ndërsa në Shqipëri vetëm 0.9%.

Po shtohen pacientët me probleme të zemrës

Të dhënat e fundit tregojnë se rastet me probleme kardiake janë në rritje edhe në sistemin spitalor. Për periudhën janar–gusht 2025, në repartet e kardiologjisë u trajtuan 7,543 pacientë, nga 6,419 pacientë një vit më parë, një rritje prej 17.5%.

Edhe problemet e shëndetit mendor kanë shënuar rritje. Në të njëjtën periudhë, në spitalet psikiatrike u trajtuan 1,129 pacientë, ose 36% më shumë se një vit më parë.

Ekspertët e shëndetit e lidhin këtë tendencë me një kombinim faktorësh që lidhen me stilin e jetesës. Ndotja e ajrit, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe stresi i përditshëm konsiderohen ndër arsyet kryesore që po rrisin simptomat kardiake dhe neurologjike në popullsi.

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor të punonjësve në korporata dhe biznese.

Mjekja psikiatre Dr. Arjana Rreli, ka pohuar më herët për Monitor se stresi kronik në punë mund të shkaktojë pasoja serioze në shëndetin mendor dhe fizik.

“Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit në mjedisin e punës mund të çojë në lodhje emocionale, shqetësime të gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare”, shpjegon ajo.

Sipas kardiologut Dr. Endri Hasimi, ndikimi i stresit kronik në shëndetin kardiovaskular është shpesh i nënvlerësuar. “Kur një individ është vazhdimisht i ekspozuar ndaj stresit në punë, trupi prodhon sasi të larta kortizoli, i cili rrit presionin e gjakut dhe përshpejton zhvillimin e sëmundjeve të zemrës”, shpjegon ai. “Për më tepër, mungesa e lëvizjes dhe një dietë e pashëndetshme mund të çojnë në formimin e pllakave në arterie, duke rritur rrezikun e infarktit”.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në një analizë për ecurinë e sëmundjeve të zemrës vitet e fundit gjeti se sëmundjet kardiovaskulare kanë përparuar me shpejtësi në dekadën e fundit.

Rastet e diagnostikuara çdo vit në spital janë gjithashtu në rritje së bashku me volumin e shërbimeve diagnostike dhe kirurgjikale. Ndërhyrjet by-pass për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në muskulin e zemrës të kryera nga QSUT pothuaj janë rritur në mënyrë eksponenciale në 10 vitet e fundit.

Risku i sëmundjeve të zemrës në Shqipëri vjen duke u rritur me moshën dhe është më i lartë tek burrat krahasuar me gratë. Në grup – moshën 30-69 vjeç vdekshmëria dhe sëmundshmëria janë rreth 2 herë më të larta tek meshkujt, ndërsa pas kësaj moshe diferenca zvogëlohet në vetëm rreth 20%.

Diferencat mes grave dhe burrave janë akoma më të mëdha kur krahasojmë sëmundshmërinë. Arsyet e diferencës përfshijnë mbrojtjen hormonale te femrat para menopauzës, si dhe ekspozimin më të lartë ndaj duhanpirjes dhe abuzimit të alkoolit.

OBSH rekomandon t’i kushtohet vëmendje vlerësimit të përgjithshëm të një numri faktorësh risku për sëmundjet e zemrës dhe aksidentet cerebrovaskulare, në vend të një të vetmi, me synim zvogëlimin e riskut total.

Shqipëria renditet ndërkohë ndër një nga vendet me nivelin më të lartë të obezitetit, që është një tjetër faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe vdekshmërinë prej tyre. Sipas Eurostat 56.5% e shqiptarëve mbi 16 vjeç konsiderohen mbi peshë, duke u renditur në zonën e rrezikut.

Femrat shqiptare duket se janë shumë më të kujdesshme se meshkujt. Sipas Eurostat, 62.3% e meshkujve shqiptarë mbi 16 vjeç konsiderohen mbipeshë, ndër më të lartat në Europë.

Gjysma e femrave shqiptare (50.9%) konsiderohen që janë mbipeshë, sipas të dhënave të Eurostat.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm IKMT, 1.1 miliardë lekë detyrime nga gjyqet e humbura
Artikulli tjetër Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.