KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtyhen afatet e portit të ri në Porto Romano
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shtyhen afatet e portit të ri në Porto Romano
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shtyhen afatet e portit të ri në Porto Romano

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2026 12:06 pm
465 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shpallja e fituesit për projektin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano ishte premtuar për në datën 31 Janar, por data kur do të zbulohet oferta e kompanisë qipriote Archiridon, e cila ka mbetur e vetme në garë, është shtyrë për në 9 Mars.

Autoriteti Portual Durrës ka konfirmuar për Lapsi.al se shtyrja e afatit në procedurën e prokurimit për ndërtimin e “Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I” deri në 9 Mars është bërë pas një kërkese zyrtare të operatorit të vetëm të kualifikuar në fazën finale të garës.

Në përgjigjen zyrtare drejtuar redaksisë së Lapsi.al, Autoriteti Portual Durrës sqaroi se bashkimi i operatorëve “ARCHIRODON CONSTRUCTION (OVERSEAS) COMPANY LIMITED – DEME DREDGING NV – SOCIETÀ ITALIANA DRAGAGGI S.P.A.” ka kërkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertës, me argumentin se i nevojitej kohë shtesë.

Qëllimi i kërkesës sipas operatorit të vetëm të mbetur në garë, Archiridon ishte “për të paraqitur një ofertë teknike dhe tregtare gjithëpërfshirëse dhe të studiuar me kujdes, duke analizuar në detaje të gjitha aspektet e këtij tenderi, përfshirë punimet e përmirësimit të tokës dhe rikuperimit, të cilat kërkojnë kohë të konsiderueshme për koordinim me nënkontraktorët tanë të specializuar dhe furnitorët lokalë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm të alternativave për sigurimin e materialeve dhe shërbimeve si dhe rritjen e përmbajtjes vendore, kërkojmë me mirëkuptim që të merret në konsideratë një shtyrje e afatit për dorëzimin e ofertës”.

Porti i Durrësit më pas i është përgjigjur pozitivisht bashkimit të operatorëve Archiridon duke i konfirmuar shtyrjen e afatit. “Autoriteti Kontraktor pranon kërkesën për shtyrje të afatit, duke marrë në konsideratë kompleksitetin e objektit të punimeve… Në këto kushte, afati i ri për dorëzimin e ofertave përcaktohet më 09 mars 2026, ora 14:00” thuhet në përgjigjen për Lapsi.al.

Po atë ditë është reflektuar në sistem ndryshimi i afatit nga 31 janar 2026 për në 9 mars 2026.

Më herët ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kishte njoftuar se fituesi do të shpallej më 31 janar.

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu në muajin tetor, ish-ministrja e Energjisë Belinda Balluku deklaronte: “5 kompani të huaja kanë garuar dhe më 31 janar ne do të kemi fituesin për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit, i dalë nga një garë ndërkombëtare”.

Në të njëjtën dalje publike, ajo shtonte se “punimet për ndërtimin e portit do të zgjasin tre vjet” dhe se në vitin 2029 Shqipëria do të ketë funksional portin e ri në Porto Romano. Balluku theksonte gjithashtu se “Porti i ri, që do të ndërtohet, parashikohet të jetë gjithashtu edhe një bazë e NATO-s, e vendosur në zemër të Mesdheut…”.

Por në kohën kur u bënë deklaratat, ministrja Balluku ndodhej në qendër të vëmendjes për shkak se pritej të merrej e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Tani që afatet janë ndryshuar, Balluku rezulton të jetë pezulluar nga detyra dhe sipas prokurorëve të SPAK, rrezikon deri në 35 vjet burg.

I pyetur nga Lapsi.al, Autoriteti Portual Durrës nëse mund të ketë shtyrje tjetër pas datës 9 Mars u përgjigj se 9 marsi 2026 “përfaqëson afatin e fundit për dorëzimin dhe hapjen e propozimit teknik dhe ekonomik dhe jo për shpalljen e fituesit, e cila do të realizohet pas vlerësimit të propozimeve”.

Projekti për Portin e Ri Tregtar në Porto Romano kap vlerën e rreth 400 milion eurove lekë pa TVSH dhe financohet nga buxheti i shtetit.

Procedura nisi në fund të vitit 2024 me pesë operatorë ndërkombëtarë në garë.

Në fazën e parakualifikimit të tenderit për Portin e Ri në Porto Romano u përjashtuan disa nga konsorciumet më të mëdha europiane, mes tyre Jan De Nul dhe grupi Vinci.

Sipas arsyetimit zyrtar, në rastin e konsorciumit Vinci skualifikimi lidhej me mungesën e disa dokumenteve mbështetëse për një projekt në ishullin Reunion, ndonëse bëhej fjalë për një vepër infrastrukturore të njohur ndërkombëtarisht dhe të realizuar nga një konsorcium ku Vinci ishte lider. Përjashtimi u bazua në elementë formalë, jo në kapacitetin teknik apo financiar të kompanive.

Kur Jan De Nul dhe Vinci tentuan të ankimonin vendimin, atyre iu kërkua pagesa e 0.5 për qind të vlerës së tenderit, rreth 2 milionë euro, brenda një afati dyditor. Komisioni i Prokurimit Publik nuk e shqyrtoi ankesën dhe autorizoi vijimin e procedurës.

Më pas u skualifikua edhe konsorciumi Van Oord, kompania hollandeze me reputacion global në ndërtimin e porteve, me arsyetimin e mosparaqitjes në kohë të ekuivalentimit të licencave dhe dokumentacionit të stafit. Kërkesa e saj për shtyrje afati nuk u pranua.

Pas këtyre përjashtimeve të njëpasnjëshme mbi baza formale, në garë mbeti vetëm filiali qipriot i Archirodon.

Me afatin e ri të dorëzimit të ofertave më 9 mars 2026, procedura ndodhet në fazën e pritjes së propozimit teknik dhe ekonomik përfundimtar. Vetëm pas këtij vlerësimi do të shpallet fituesi i një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore të financuara nga buxheti i shtetit në vitet e fundit dhe që është shoqëruar nga ankesa për pabarazi në garë nga kompanitë europiane dhe nga kancelaritë e vendeve të Bashkimit Europian.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I akuzuar për korrupsion, kryebashkiaku i Vaut të Dejës në GJKKO
Artikulli tjetër PE seancë për Shqipërinë/ Eurodeputeti: Hetimet për Ballukun të vazhdojnë pa ndërprerje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.