KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Siguria e lartë në shkolla, tjetër premtim bosh i Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Siguria e lartë në shkolla, tjetër premtim bosh i Ramës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Siguria e lartë në shkolla, tjetër premtim bosh i Ramës

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2026 11:37 am
211 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Sherr për një fjalë dhe… një nxënës në spital. Kjo nuk është skenë filmi. Është një ditë shkolle në Shqipëri.

Në mars 2026, dy ngjarje në Durrës dhe Shkodër rikthyen të njëjtin ankth: Konflikte të vogla që përshkallëzohen në dhunë ekstreme. Nuk është më pyetja “Çfarë/pse ndodhi?”, por “pse vazhdon të ndodhë?”.

Konfliktet mes adoleshentësh nuk kanë më nevojë për arsye të fortë. Mjafton një debat banal, një postim në rrjete sociale, një fjalë e hedhur në korridor.

Rezultati është i njëjtë: Thikë, plagosje, ndonjëherë ngjarje fatale.

Rastet janë të shumta, por modeli është i njëjtë. Një ndërhyrje për të ndarë sherrin përfundon në vrasje. Një konflikt online përfundon në tragjedi pranë shkollës. Marsi nuk është një rast i izoluar, por vazhdimi i një zinxhiri ngjarjesh që prej vitesh po përsëriten, pavarësisht ekzistencës së një projekti kombëtar për sigurinë në shkolla, i ndërmarrë 8 vite më parë që synonte parandalimin e fenomeneve të tilla.

2023 – Gramsh

Një 15-vjeçar, Fatjon Bici, humb jetën pasi ndërhyn për të ndarë një sherr mes bashkëmoshatarëve.

Një akt për të shmangur dhunën, që përfundon në tragjedi.

2024 – Tiranë, shkolla “Fan Noli”

Një konflikt i nisur në rrjetet sociale përfundon me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Një tjetër nxënës mbetet i plagosur. Autori, po ashtu i mitur, dënohet më pas me 16 vite burg.

2024 – Tiranë, shkolla “Kolë Jakova”

Një tjetër 14-vjeçar plagoset gjatë një sherri mes nxënësish.

Maj 2025 – Maliq

Një konflikt mes të miturve 14 dhe 15 vjeç përfundon me plagosje me thikë.

Nëntor 2025 – Durrës

Një 15-vjeçar plagoset me thikë në ambientet e shkollës.

Dhjetor 2025 – Sarandë

Një 13-vjeçar plagoset me thikë për motive të dobëta.

Dhjetor 2025 – Shkodër, pranë shkollës “Shejnaze Juka”

Një përplasje mes adoleshentësh lë dy të plagosur me mjete prerëse.

Mars 2026 – Durrës, Shënavlash

Një konflikt mes nxënësve në një shkollë 9-vjeçare përfundon me plagosjen e një të mituri me thikë.

Mars 2026 – Shkodër

Një grup adoleshentësh përfshihen në një përplasje të dhunshme, me të plagosur.

Avokati Alban Duraj, i cili ka ndjekur disa prej këtyre çështjeve, e përkufizon situatën si një alarm kombëtar. Sipas tij, vrasjet dhe plagosjet mes bashkëmoshatarëve janë pjesë e një fenomeni kompleks ku ndërthuren trauma sociale, dhuna e heshtur dhe mungesa e politikave parandaluese. “Ligji për drejtësinë penale për të miturit kërkon fokus te rehabilitimi. Ligji për mbrojtjen e fëmijëve garanton mbështetje”.

Dhe thelbi është se: Ligjet ekzistojnë, por mungon ndërhyrja në kohë.

Shifrat zyrtare dhe realiteti në terren

Në letër, jemi në rregull: Ligje, strategji, projekte kombëtare. Në praktikë, ka ngjarje të rënda.

Që nga viti 2018, figura e oficerit të sigurisë në shkolla u prezantua si zgjidhje. Projekti “Shkolla të Sigurta-Oficerët e Sigurisë” u paraqit si një mekanizëm i ri për të parandaluar dhunën, konfliktet dhe sjelljet problematike tek nxënësit. Megjithatë, të dhënat në terren dhe raporti i KLSH nxjerr në pah një sërë problematikash, që janë pasojë edhe e ngjarjeve në shkolla.

Sipas Policisë së Shtetit në vitin 2023-2025 janë evidentuar 193 konflikte në shkolla dhe 285 raste janë parandaluar. Por, në auditin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025 thuhet se procesi i sigurisë në shkolla nuk ka funksionuar në nivelin e pritshmërive, për shkak të mungesës së një kuadri të konsoliduar rregullator dhe mbikëqyrjes së pamjaftueshme. Sipas raportit të KLSH mungon një bazë e qartë ligjore, raportimi i incidenteve është informal dhe shpesh i deformuar. Një sondazh i KLSH me me 227 nxënës në shkolla të ndryshme të vendit, rezulton se 15.8% kanë parë armë të ftohta në shkollë dhe 25.9% kanë konstatuar përdorim të drogave, alkoolit apo duhanit.

Një nga gjetjet më të forta të KLSH lidhet me mënyrën si mblidhen të dhënat:

“Linku elektronik i nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) nuk përbën bazë shtetërore të të dhënave, pasi nuk është krijuar me akt normativ dhe nuk ka detyrim ligjor për t’u përdorur”.

Kjo do të thotë se sistemi kombëtar i raportimit është praktikisht informal. Më tej, raporti thekson: “Të dhënat e raportuara nuk përputhen me realitetin e sigurisë në shkolla dhe përmbajnë elementë vetëcensurimi. Oficerët e sigurisë në shkolla kanë deklaruar presion nga drejtuesit e shkollave për të mos raportuar incidente, me qëllim ruajtjen e imazhit të institucionit”.

Ne kontaktuam disa oficerë sigurie, të cilët u shprehen të gatshëm për të folur, në momentin që jepet leja nga Ministria e Arsimit. Deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga institucioni.

Sa i përket oficerëve të sigurisë në shkolla, KLSH ka evidentuar mungesë pajisjesh bazë si kompjuterë dhe printerë, mungesë trajnimi të mjaftueshëm dhe moskryerje të kontrolleve fizike. Kjo pasi në 5 shkolla të audituara, vetëm në një rast ishte kryer një kontroll fizik gjatë gjithë periudhës së auditimit.

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehet se projekti “Shkolla të Sigurta-Oficerët e Sigurisë” u shit si arritje e madhe, por dështoi ende pa u zbatuar.

“Këmbanat e alarmit kanë rënë me kohë, por ne nuk duam t’ia dimë fare. Projekti duket se u bë për të punësuar ca njerëz dhe jo për t’i ardhur në ndihmë shkollës, prindërve dhe fëmijëve”.

Mehmeti sjell si shembull rastin e ngjarjes te shkolla “Fan Nolit”, ku oficeri i sigurisë me papërgjegjshmërinë më të madhe deklaroi: “Unë mendova që u sqaruan dhe i dhanë njëri-tjetrit dorën dhe u mbyll ky muhabet”.

Sipas tij, problemi nuk është mungesa e strukturave në letër, por mosfunksionimi real i tyre.

Raporti evidenton se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit është i parregulluar dhe shpesh jofunksional. Sipas udhëzimeve, oficerët e sigurisë duhet të njoftojë specialistin e policimit në zonë (SPZ), i cili më pas njofton strukturat e policisë. Por, në praktikë SPZ mbulon disa shkolla, shpesh nuk reagon dhe në disa raste dosjet e iniciuara pushohen për mungesë dokumentacioni.

Debati politik dhe premtimet

Çështja e sigurisë në shkolla ka kaluar edhe në debat politik. Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri deklaroi se dhuna është shumë herë më e lartë sesa raportimet zyrtare, duke iu referuar edhe një raporti të “Save the Children” që sugjeron se fenomeni është dy herë më i madh.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro e cilësoi dhunën si një fenomen global të ndikuar nga rrjetet sociale dhe theksoi përpjekjet e qeverisë: “329 oficerë sigurie janë të pranishëm çdo ditë në shkollat me numër të madh nxënësish. 1183 psikologë dhe punonjës socialë janë aktivë në sistem”.

Në shtator të vitit 2025, kryeministri Edi Rama njoftoi një tjetër masë: Vendosjen e kamerave inteligjente në shkolla: “Siguri më e lartë në shkolla, sistemi i regjistrimit do jetë i aksesueshëm nga Policia e Shtetit, prindërit dhe drejtuesit e shkollave”.  Por deri tani, këto masa mbeten kryesisht në nivel deklaratash.

Problemi nuk është se nuk dimë çfarë duhet bërë. Problemi është se e dimë dhe nuk e bëjmë.

Dhe çdo herë që nuk e bëjmë, një tjetër sherr i vogël pret radhën për t’u kthyer në tragjedi.

 

Marrë nga ACQJ [Albanian Center for Quajity Journalism]

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandali me aksin Librazhd-Prrenjas/ Agim Kola që shkaktoi shembjen fiton tenderin e rrëshqitjeve!
Artikulli tjetër Siguria ushqimore në alarm, KLSH: Produkte të pakontrolluara në treg

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.