KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandal me rindërtimin e godinës nr.19 në Qytet Studenti
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Skandal me rindërtimin e godinës nr.19 në Qytet Studenti
FokusKomentKorrupsionSocialeZhvillim

Skandal me rindërtimin e godinës nr.19 në Qytet Studenti

Përditësimi i fundit: 22 Mars, 2025 10:48 pm
270 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu për të denoncuar një aferë në Bashkinë e Tiranës dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga SPAK.

Vangjeli shprehet se Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-drejtoresha e RSU nr.1, Anila Shehu, kanë abuzuar  me fondet publike në procesin e rindërtimit të godinës nr. 19 në Qytetin Studenti.

Sipas saj, godina nr. 19 në Qytetin Studenti nuk është ndërtuar kurrë, megjithëse për të janë paguar rreth 43 milionë lekë.  Aktivistët kanë kallëzuar çështjen në SPAK, duke kërkuar hetime të plota. PD kërkon hetime të menjëhershme për këtë rast, duke e cilësuar si një tjetër aferë të shpërdorimit të parave publike.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në datën 5 Mars 2025 aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kallëzuan në SPAK Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-drejtoreshën e RSU nr.1 Anila Shehu për një tjetër aferë korruptive lidhur me procesin e rindërtimit e konkretisht ndërtimin e godinës tip në RSU NR.1 (Nr.19) në Qytetin Studenti.

Studentët treguan se përveç mohimit të së drejtës për informim lidhur me këtë rast:

– së pari, ekzistojnë dyshime për abuzim me detyrën shtetërore ku dëmi është i dyfishtë qoftë me fondet publike por edhe me gjurmën dhe territorin e pretenduar për t’u ndërtuar godina nr. 19,

– së dyti, godina nuk u ndërtua kurrë vërtetuar nga fotot e marra në terren,

-së treti, për këtë godinë u paguan rreth 43 milionë lekë të vjetra në favor të kontraktorit i cili do kryente ndërtimin.

Partia Demokratike kreu verifikimet e saj për procedurat e kryera nga bashkia Tiranë për ndërtimin e godinës 19 dhe rezultuan këto fakte shtesë:

Në datën 6 Dhjetor 2019 Erjon Veliaj në cilësinë e kryetarit të AK bashkia Tiranë, zhvillon procedurën me negocim me objekt shembja e ndërtesave godina 15,18,19 në qytetin studenti dhe kontraktori ishte kompania ARB & Trans 2010 shpk e cila ka qenë deri në vitin 2018 në pronësi të drejtpërdrejtë të Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr të bashkisë Tiranë, të përfshirë në aferën e 5 D, Arben Maloku dhe aktualisht në pronësi të babait të tij.

Sipas Spending Data për këtë procedurë ky subjekt u pagua 25.2 milion lekë ekzekutuar në datën 4 Mars 2020 dhe 20 Shtator 2020.

Përveç pagesës për punë të pakryer në vlerën 4.3 mil lekë në favor të ndërtuesit ekzekutuar në dt. 8 Shtator 2023, Erjon Veliaj në datën 12 Nëntor 2021 ka lidhur kontratën me objekt mbikëqyrja e punimeve për objektin rikonstruksion i godinës TIP në RSU nr.1 (nr.19) me operatorin Instituti ‘Dekliada’ shpk në pronësi drejtorit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Mehmet Hasalami, subjekt ky i kontraktuar nga bashkia Tiranë ndër të tjera edhe për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti 26.11.19, rindërtim banesash apo godinës RSU 3 nr.4.

Edhe pse sipas Spending Data nuk rezulton pagesë e përfituar nga ky subjekt për godinën 19 në RSU 1, prezent dhe fakt është se në zbatim të ligjit nr.8402 datë 10.09.1998 Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, i ndryshuar, neni 7, si dhe VKM nr.610, datë 22.09.2022 Për përcaktimin e rregullave të detajuara për mënyrën e caktimit të mbikëqyrësit, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, kushtet dhe elementet e përgjithshme të sigurimit të përgjegjësisë profesionale, si dhe rregullat, procedurat dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit gjatë zhvillimit të punimeve, neni 7 e vijues, mbikëqyrësi i punimeve është i detyruar të kontrollojë dhe është përgjegjës për zbatimin e punimeve të ndërtimit, në përputhje me lejen e ndërtimit, projektin, kushtet teknike të projektimit, të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit.

Gjithashtu, situacionet e paraqitura nga sipërmarrësi, në fazat e ndryshme të punimeve kontrollohen dhe miratohen nga mbikëqyrësi i punimeve. Pagesa mund të kryhet vetëm në bazë të këtij miratimi.

Çfarë situacionesh ka miratuar mbikëqyrësi kur në këtë objekt nuk ka ndërtim…

Partia Demokratike ka denoncuar disa herë përdorimin e fatkeqësive natyrore duke abuzuar me dashje me keqmenaxhimin e ndarjen e parave publike dhe rasti i mësipërm është një tjetër shembull.

Në këto kushte apelojmë SPAK të konkludojë me hetimet respektive për këtë aferë të kallëzuar nga studentët dhe dërgojë për gjykim shkelësit e ligjit dhe vjedhësit e parave të shqiptarëve.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump anulon lejet e sigurisë për Harris, Clinton dhe disa të tjerëve
Artikulli tjetër Sa janë shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.