KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor
FinanceKorrupsionOpinionSociale

Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor

Përditësimi i fundit: 16 Qershor, 2025 12:04 pm
310 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Skandali i mikrokredive drejt zbardhjes: Kioskat financiare që morën në qafë qindra mijëra shqiptarë, së shpejti përballë drejtësisë

Një nga skandalet më të rënda financiare të viteve të fundit në Shqipëri po shkon drejt zbardhjes. Hetimet për skemën abuzive të mikrokredive, ku me mijëra qytetarë humbën prona, llogari bankare e të drejta ligjore për një borxh të vogël, po afrojnë fazën përfundimtare në SPAK.

Zëri.ai raporton se shumë shpejt pritet të ketë të pandehur të qartë dhe dosje të referuara në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në qendër të skandalit që ka lënë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike për më shumë se 100 mijë qytetarë shqiptarë qëndrojnë një numër kompanish mikrofinanciare: MCA, Final, Kredo Finance , Iute Credit , Tranzit, etj.

Të quajtura nga qytetarët si “kioskat e borxheve”, këto kompani ndërtuan një skemë që për shumëkënd u shndërrua në një formë moderne të fajdes së organizuar, me mbështetje institucionale dhe indiferencë të shtetit për vite me radhë.

Në listën e personave të marrë në pyetje nga SPAK për këtë çështje përfshihen zyrtarë të lartë, mes tyre guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe ish-rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, që kanë dëshmuar për hetimet e thelluara. Prokurorja Dorina Bejko është duke ndjekur një pjesë të hetimit që lidhet me përfshirjen e Bankës Qendrore dhe përgjegjësinë e saj institucionale në monitorimin e tregut të mikrokredive.

Ndërkohë, një tjetër pistë e hetimit, e drejtuar nga prokurori Edvin Kondili, përfshin kallëzimin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja kundër MCA të Olsi Ibros dhe Final të Arben Meskutit.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupet e hetimit, kompanitë MCA dhe Final kanë blerë mbi 54 mijë kredi të këqija nga bankat e nivelit të dytë, ndërsa një tjetër 50 mijë kredi i janë shitur atyre nga kompania Iute Credit.

Kjo skemë e transferimit të borxheve, shpesh pa dijeninë dhe pa dakordësinë e qytetarëve, përfundoi me urdhra sekuestrimi masivë ndaj banesave, truallit apo llogarive bankare, duke krijuar një spirale pasojash që përfshiu gati 300 mijë vetë, përfshirë borxhlinjtë, dorëzanët dhe familjarët e tyre.

Shembujt janë tronditës: Kurt Hysa dhe Irma Hysa nga Dibra humbën arën prej 1560 m2 për një kredi konsumatore tek NOA, ndërsa Klarida dhe Gramos Tahiri në Vlorë humbën apartamentin për një borxh të vogël, me proces të përshpejtuar dhe pa mbrojtje ligjore të plotë.

Gjithçka u realizua me mbështetjen e përmbaruesve të caktuar, mes të cilëve përmenden emra si Fatos Alimadhi, Lefter Canaj dhe Altin Vako, të cilët firmosën mijëra urdhra sekuestroje.

Pavarësisht denoncimeve të shumta që nisën që prej vitit 2018, as Banka e Shqipërisë, as Prokuroria, as gjykatat nuk ndërhynë për të frenuar rritjen e kësaj skeme që mori përmasa të një piramide të heshtur.

Për vite me radhë, këto kompani ndërtonin dosje fiktive, mbledhin borxhe të pavërtetuara, vendosnin penalitete arbitrare dhe ushtronin presion psikologjik dhe publik ndaj qytetarëve.

Në prill 2024, Prokuroria e Tiranës urdhëroi sekuestrimin e MCA dhe Final, ndërsa hetimi për pastrim parash është ende në zhvillim. Por është SPAK që pritet të japë goditjen vendimtare ndaj këtij sistemi mashtrues që grabiti shqiptarët për vite me radhë.

Dosjet janë drejt finalizimit dhe publiku pret që për herë të parë të shohë drejtësinë të veprojë ndaj një krimi financiar me përmasa kaq të mëdha.

Pyetja që mbetet është:  Përveç Kredo Finance, MCA, Final, Gent Sejko , IUTE Credit NOA etj, a do të shkojnë përballë drejtësisë edhe zyrtarët që lejuan ngritjen e kësaj perandorie borxhesh?

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”
Artikulli tjetër Shqipëria po plaket me ritme të frikshme, mosha mesatare shkon mbi 44 vjeç

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.