Fluturimi i kompanisë Israir me numër 6H755 nisur drejt Lubjanës, u detyrua sot të ndryshojë itinerarin dhe të ulet në Zagreb, pasi autoritetet sllovene refuzuan të autorizonin uljen e kompanisë ajrore izraelite.
Denoncimi erdhi nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Uri Sirkis, i cili e cilësoi vendimin si “të diktuar nga kundërshtimi i fortë politik ndaj operimit të një kompanie ajrore izraelite” në linjat drejt dhe nga Sllovenia.
Sirkis – i cituar nga portali Israel Hayom – e quajti vendimin “shumë të parregullt”, duke kujtuar se marrëveshjet mes Izraelit dhe BE-së synojnë të garantojnë akses të drejtë dhe të barabartë për kompanitë ajrore që operojnë mes vendeve anëtare.
Autoritetet izraelite e cilësuan vendimin si një shkelje të hapur të marrëveshjes “Qiejt e Hapur” me Bashkimin Europian.
Denoncimi erdhi nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Uri Sirkis, i cili e cilësoi vendimin si “të diktuar nga kundërshtimi i fortë politik ndaj operimit të një kompanie ajrore izraelite” në linjat drejt dhe nga Sllovenia.
Sirkis – i cituar nga portali Israel Hayom – e quajti vendimin “shumë të parregullt”, duke kujtuar se marrëveshjet mes Izraelit dhe BE-së synojnë të garantojnë akses të drejtë dhe të barabartë për kompanitë ajrore që operojnë mes vendeve anëtare.
Ministria e Jashtme izraelite e cilësoi incidentin si “plotësisht të papranueshëm”. Sipas The Times of Israel, shqetësimi i Tel Avivit është se vendimi e Lubjanës mund të inkurajojë shtete të tjera të BE-së të marrin vendime të ngjashme.
Pasagjerët në bord u njoftuan për ndryshimin e destinacionit gjatë fluturimit. Aktualisht, sipas burimeve mediatike, mbetet e paqartë se kur – ose nëse – fluturimet direkte në linjën Lubjanë–Tel Aviv do të rifillojnë normalisht.
Për momentin, sidomos për shkak të shqetësimeve të sigurisë, disa kompani të huaja ajrore vazhdojnë të kufizojnë ose pezullojnë fluturimet drejt dhe nga Izraeli. Ndërsa ITA Airways ka rikthyer sot dy fluturime ditore mes Fiumicinos dhe aeroportit Ben Gurion, Air Canada ka konfirmuar pezullimin e fluturimeve të paktën deri më 7 shtator.
Ëizz Air ka rifilluar fluturimet që prej 28 majit, Austrian Airlines i rihapi ato më 1 qershor, ndërsa Lufthansa dhe Sëiss do të rikthejnë fluturimet drejt Tel Avivit nga 1 korriku. Euroëings pritet të rifillojë operimet në mesin e korrikut.
Marrë nga La Repubblica