KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 4:03 pm
181 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të tyre, të paktën për qiratë ditore, duke e bërë vendin të dytin më të shtrenjtë në rajon, pas Malit të Zi.

AirDNA, një platformë analitike që jep të dhëna për njësitë akomoduese me afat të shkurtër, analizoi çmimet mesatare ditore (ADR), pra koston ditore të akomodimit, si dhe normën e zënies, kohën nga rezervimi deri në mbërritje dhe tendencat e kohëzgjatjes së qëndrimit në Europë.

Nga grafiku i publikuar rezulton se Shqipëria është e dyta më e shtrenjta në Ballkan, me një çmim mesatar prej 57/euro për natë. Vendi tjetër më i shtrenjtë në rajon është Bosnjë Hercegovina, me 56 euro/nata, e ndjekur nga Serbia, me 51 euro/nata, Kosova, 42 euro/nata. Maqedonia e Veriut është destinacioni më i lirë në Europë, me 40 euro nata.

Gjithsesi, Shqipëria mbetet akoma e lirë në krahasim me Malin e Zi, që është konkurrenti direkt turistik dhe vendet e tjera të Europës. Në Mal të Zi, qiraja mesatare ditore është 79 euro/nata.

Në vendet e tjera afër nesh, në Itali, qiraja mesatare për një natë është 146 euro/nata, në Kroaci 130 euro, në Greqi 138 euro/nata.

Të dhëna të tjera të mëparshme të publikuara nga Monitor bënë të ditur se në Shqipëri kishte 26.3 mijë apartamente e njësi të tjera banimi ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira gjatë vitit 2025. Këto njësi gjeneruan një rekord të ardhurash prej 134 milionë eurosh, me rritje prej 23.4% nga viti i mëparshëm.

Pese vendet më të shtrenjta në Europë dhe pesë më të lirat

AirDNA rendit Monakon si destinacionin më të shtrenjtë në Europë për qiratë afatshkurtra, me 417 euro/nata, në një treg shumë të vogël dhe me ofertë të kufizuar, me rreth 270 lista aktive mesatarisht. Sipas platformës, udhëtarët rezervojnë mesatarisht 63 ditë përpara, ndërsa qëndrimi tipik zgjat 3.8 net, i ndikuar edhe nga ngjarje të mëdha si Formula 1.

Pas Monakos renditet Islanda, ku çmimi mesatar ditor arrin 209.9 euro, ndërsa Reykjavik mbetet tregu kryesor me rreth 2,500 lista aktive. Islanda ka kohën më të gjatë të rezervimit në Europë, me medianë 73 ditë, por edhe qëndrimin më të shkurtër, 2.6 net, pasi turistët lëvizin shpesh nga një zonë në tjetrën.

Andorra është e treta më e shtrenjtë, me çmim mesatar ditor 188.57 euro, e ndjekur nga Zvicra me 184.26 euro dhe Mbretëria e Bashkuar me 175.79 euro. Në Zvicër, tregje si Interlaken arrijnë deri në 284.30 euro në ditë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar çmimet më të larta nuk janë vetëm në Londër, por edhe në destinacione rurale e bregdetare si Suffolk, Lake District dhe Dorset.

Në kahun tjetër, vendet më të lira janë të përqendruara kryesisht në Ballkan dhe Europën Lindore. Maqedonia e Veriut është destinacioni më i lirë në Europë, me çmim mesatar ditor vetëm 39.81 euro dhe rreth 5,250 lista aktive.

Kosova renditet e dyta më e lirë, me 41.63 euro në ditë dhe rreth 2,800 lista aktive, ndërsa dallohet për rezervimet më të vona në Europë, me vetëm 7 ditë medianë nga rezervimi deri në mbërritje.

Moldavia vjen e treta, me 45.49 euro në ditë, por me normën më të lartë të zënies ndër vendet më të lira, 62.7%.

Serbia renditet e katërta, me 51.17 euro në ditë dhe një treg më të zhvilluar, me rreth 14,750 lista aktive.

Lista e pesë më të lirave mbyllet nga Bosnja dhe Hercegovina, me 56.33 euro në ditë dhe rreth 10,125 lista aktive, e mbështetur kryesisht nga tregu i Sarajevës dhe udhëtimet drejt Mostarit e Hercegovinës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sllovenia nuk lejon uljen e avionit izraelit në Lubjanë, detyrohet të zbresë në Kroaci
Artikulli tjetër Ngrihen në protestë minatorët në Bulqizë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.