KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK godet grupin e strukturuar kriminal, 13 persona nën hetim, 7 të arrestuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SPAK godet grupin e strukturuar kriminal, 13 persona nën hetim, 7 të arrestuar
AktualeFokusSociale

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal, 13 persona nën hetim, 7 të arrestuar

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2025 6:27 pm
176 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion zhvilloi një operacion të gjerë në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke lëshuar 13 urdhër-arreste, 7 prej të cilëve janë ekzekutuar, ndërsa 6 persona të tjerë janë në kërkim.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal trafikonte drogë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Evropian, dhe në mesin e të arrestuarve janë edhe zyrtarë policie.

Hetimet kanë zbuluar se anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar drogë në të paktën 7 episode, përgjatë viteve 2020-2021, ku në total janë sekuestruar mbi 3500 kilogramë kokainë, 700 kilogramë kanabis dhe 4.2 kilogramë heroinë.

Mes personave të arrestuar nga aksioni i SPAK është edhe zyrtari i policisë, Erjon Dani, i cili nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se ka ndihmuar grupin e trafikut të drogës, gjatë kohës kur ushtronte funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht edhe zëvendësshef i Komisariat të Policisë numër 3 në Tiranë.

Goditja ndaj grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC të anëtarëve të bandës së trafikut të drogës. Aksioni i SPAK në katër qarqet e vendit nisi prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, ku janë sekuestruar pesë makina të markave të ndryshme, mijëra euro e dollarë, armë e fishekë, si dhe kokainë dhe dokumente të ndryshme.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të qenieve njerëzore, 158 arrestime, shpetohen mbi 1 000 viktima
Artikulli tjetër DASH nis ‘operacionin fshesa’, do të pushojë nga puna 1300 punonjës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë
Analize Bota Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.