Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, ka marr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.
Myzyri do të paraqitet në SPAK të hënën më 30 qershor bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur.
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim.
Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.
Njëherazi SPAK po heton edhe zyrtarë të Komisionit të Prokurorimit Publik lidhur me koncesionin e sterilizimit.
Marrë nga Kapitali.al