KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tenderi i mushkonjave që “hëngri” Myzyrin e KPP-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tenderi i mushkonjave që “hëngri” Myzyrin e KPP-së
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreSociale

Tenderi i mushkonjave që “hëngri” Myzyrin e KPP-së

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 10:39 am
332 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka “vizituar” 3 herë SPAK-un brenda një kohe të shkurtër, teksa gjatë kësaj kohe synonte edhe një mandat tjetër në krye të institucionit që drejton.

Problemet me detyrën kanë sjellë që ai të hetohet për abuzime të rënda. Sipas informacioneve që ka siguruar VoxNews, Myzyri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në tenderin për spërkatjen e mushkonjave. Insektet e vogla duket si do i “hanë kokën” kreut të KPP-së.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar dhe analizuar VoxNews, Myzyri nuk ka zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka dalë mbi gjykatat, duke i dhënë vetës atribute që s’i takojnë në sistemin gjyqësor.

Në dokumente saktësohet se në vitin 2023 është zhvilluar tenderi me disa lote për dezisektimin e zonave urbane dhe bregdetare, duke filluar nga Velipoja për të përfunduar në Ksamil. Kanë qenë disa firma në garë, por shkelje të mëdha janë gjetur në lotet e Fierit dhe Vlorës.

Në Fier ka qenë loti 5 me objekt “shërbim dezinsektimi në zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Fier”, me fond limit rreth 220 mijë euro, zhvilluar në datë 13 qershor 2023 nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara.

Në këtë tender kanë marrë pjesë disa firma, ku fitues në APP doli firma “Egian”. Por këtu nis edhe “loja” e Myzyrit. Firmat humbëse e ankimojnë në KPP, e cila vendos të skualifikojë të gjitha firmat që ofruan më pak dhe duka ia dhënë tenderin firmës “NRG”, që ofroi më shumë. Madje, në vendimin e KPP-së shkruhet se firmat që ofruan më pak u skualifikuan për shkak se falsifikuan disa dokumente!

Vërtetë?! KPP-ja është organ hetimor apo gjyqësore? Deri në atë kohë, por edhe sot, s’ka asnjë vendim i organeve ligjzbatuese që përcaktojnë se janë falsifikuar dokumente.

Një nga firmat që doli e humbur në KPP, pikërisht “Egian” e dërgoi çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit. Në datën 25 korrik 2024, Apeli vendoi që të pranojë padinë dhe të shfuqizojë 2 vendime të KPP-së.

E shkruar e zeza mbi të bardhë, ku pas këtij vendimi KPP-ja duhet të merrte menjëherë masa. Por a mori? Normalisht që jo, pasi ajo kishte urdhëruar që fituesi i tenderit të lidhte kontratën dhe të vijonte procedurën.

Por, jo vetëm që nuk e zbatoi, por Myzyri e refuzoi kategorikisht që të vepronte!

Dokumenti i mësipërm është skandaloz, për të gjithë njerëzit e drejtësisë. Një institucion refuzon hapur që të zbatojë një vendim gjyqësor të formës së prerë. Një arrogancë e frikshme nga një drejtues, që sfidon hapur të gjithë sistemin.

Në një letër të firmosur nga vetë kreu i KPP-së, Myzyri shkuan se ka marrë dijeni për vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, por i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për t’a pezulluar.

“Për sa më sipër, ju informojmë se, pasi Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë të shprehet mbi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, Komisioni i Prokurimit Publik do të vijojë me ndjekjen e hapave të mëtejshëm proceduralë” shkruan ai.

Një shpërdorim i hapur i kompetencave, pasi vendimet e Apelit as nuk mund të diskutohen dhe jo më të mos zbatohen. Por Myzyri me lidhjet e tij, jo vetëm që s’i zbaton, por bën të “fortin” duke vijuar me të vetën, të paktën deri para ndërhyrjes së SPAK-ut.

 

Marrë ga Vnoxnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tenderi 10 milion euro i KLGJ-së shkon për vëllain e Damian Gjiknurit dhe Ermal Beqirin
Artikulli tjetër Pasuria e deklaruar e Albin Kurtit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.