KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tirana, e vështirë për familjet e reja/ Lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tirana, e vështirë për familjet e reja/ Lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Tirana, e vështirë për familjet e reja/ Lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 9:48 am
116 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në nëntë muajt e vitit 2026, në qarkun e Tiranës lindjet u tkurrën me 8%, sipas të dhënave të INSTAT, teksa numri i lindjeve në shkallë kombëtare ra me -4.7%.

Kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për familjet e reja. Rritja e fortë e çmimeve të apartamenteve dhe qirave, kostot e jetesës dhe shpenzimet më të larta për familjet me fëmijë po e bëjnë më të vështirë krijimin dhe zgjerimin e familjes, pavarësisht mundësive më të mëdha për punësim dhe të ardhura që ofron Tirana.

Sipas INSTAT, në 9-mujorin 2026, në Tiranë u regjistruan 647 lindje më pak, se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke e kthyer kryeqytetin në përcaktuesin kryesor të tkurrjes së lindjeve në vend.

Në të gjithë Shqipërinë u regjistruan 16.016 bebe nga janari në shtator 2026 ose 789 më pak lindje. Vetëm Tirana kontribuoi me rreth 82% të uljes neto në shkallë vendi. Në 11 qarqet e tjera së bashku, lindjet u pakësuan me vetëm 1,6%.

Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore ekonomike dhe e punësimit në vend, ku përqendrohen investimet, bizneset dhe një pjesë e konsiderueshme e të rinjve që lëvizin nga qarqet e tjera. Por përfitimet nga mundësitë më të mëdha ekonomike po përballen me koston gjithnjë e më të lartë të jetesës.

Pengesa më e madhe për çiftet e reja është strehimi. Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me ritme shumë më të shpejta se të ardhurat nga puna, duke e bërë blerjen e një banese gjithnjë e më të vështirë pa një kredi të konsiderueshme ose ndihmën financiare të familjes. Edhe qiratë përbëjnë një barrë e madhe për çiftet që kërkojnë të jetojnë më vete.

Sipas një përllogaritjeje të mëparshme të “Monitor”, raporti mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave të disponueshme për frymë në Shqipëri është rritur me 76,3% gjatë periudhës 2015–2025. Kjo do të thotë se, në raport me të ardhurat, blerja e së njëjtës banesë është bërë ndjeshëm më e vështirë sesa dhjetë vjet më parë. Ndonëse ky tregues është kombëtar, presioni i çmimeve të banesave është veçanërisht i ndjeshëm për familjet e reja që kërkojnë të jetojnë në Tiranë.

Përveç strehimit, familjet e reja përballen edhe me shpenzime të larta për kujdesin ndaj fëmijëve, çerdhet dhe kopshtet private, transportin dhe shërbimet e tjera të përditshme. Në Tiranë distancat dhe koha e udhëtimit janë rritur, teksa organizimi i jetës familjare bëhet më i kushtueshëm dhe më i vështirë, veçanërisht kur të dy prindërit punojnë.

Këto presione ekonomike mund të ndikojnë në shtyrjen e vendimit për të pasur fëmijën e parë ose në kufizimin e numrit të fëmijëve. Një çift që duhet të përballojë një kredi të lartë për apartamentin, qiranë dhe shpenzimet e përditshme mund ta ketë më të vështirë të planifikojë zgjerimin e familjes.

Gjirokastra me rënien më të madhe, Dibra dhe Kukësi me rritje

Në shkallë vendi, rënia më e madhe në përqindje e lindjeve gjatë nëntëmujorit 2026 është regjistruar në Gjirokastër, me 11,6%. Numri i lindjeve në këtë qark zbriti në vetëm 191, nga 216 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas Gjirokastrës renditet Tirana me rënie prej 8%, e ndjekur nga Durrësi, ku lindjet u tkurrën me 7,6%, nga 1.729 në 1.598. Rënie më të moderuar regjistruan Shkodra (-3,2%), Fieri (-2,4%), Korça (-1,5%) dhe Vlora (-0,3%).

Në të kundërt, pesë qarqe regjistruan rritje të lindjeve. Dibra kryeson me një shtim prej 7,4%, nga 499 në 536 lindje, e ndjekur nga Kukësi me 5,6%, nga 376 në 397. Rritje të lehtë shënuan edhe Elbasani (1,6%), Berati (1,2%) dhe Lezha (1,1%).

Në qarqet e tjera, veçanërisht në ato që prej vitesh përballen me emigracionin dhe largimin e të rinjve, numri i lindjeve mbetet shumë më i ulët se një dekadë më parë. Rritjet e vogla të këtij viti nuk mjaftojnë për të ndryshuar prirjen afatgjatë.

Por zhvillimi më shqetësues është se edhe Tirana, e cila ka përfituar nga zhvendosja e popullsisë së qarqeve të tjera, po regjistron një tkurrje të shpejtë të lindjeve. Qyteti po tërheq njerëz për të punuar e jetuar, por kostot e larta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ndërtimin e një jete familjare.

Nëse kjo prirje vazhdon, përqendrimi i popullsisë dhe aktivitetit ekonomik në kryeqytet nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kompensuar rënien e lindjeve. Për familjet e reja, mundësitë e punësimit dhe niveli i pagave janë vetëm njëra anë e medaljes, ana tjetër është sa u mbetet nga të ardhurat pasi paguajnë strehimin dhe shpenzimet bazë të jetesës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së?
Artikulli tjetër Michael Gahler: Shqipërisë i duhet një qeveri teknike që njerëzit të votojnë të lirë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.