Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një 34-vjeçar, elektricist i zonës, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike.
34-vjeçari u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por mbërriti pa shenja jete. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, shkruan Policia.
Marrë nga Top Channel