KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Transformimi i qendrës historike në Durrës, me kosto të lartë për pronarët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Transformimi i qendrës historike në Durrës, me kosto të lartë për pronarët
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Transformimi i qendrës historike në Durrës, me kosto të lartë për pronarët

Përditësimi i fundit: 18 Shtator, 2025 8:52 am
216 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bulevardi “Epidamn”, që lidh Bashkinë e Durrësit me hyrjen e portit, u ndërtua rreth një shekull më parë, pas tërmetit të rëndë të vitit 1926. Rruga ndërroi disa herë emër, por është ngulitur në memorien e banorëve të Durrësit si “Rruga Tregtare” për shkak të dyqaneve në të dy anët e saj.

Si pjesë e qendrës historike, bulevardi “Epidamn” do t’i nënshtrohet një projekti rijetëzimi  të njohur si TID Durrës, i cili po realizohet përmes një marrëveshje bashkëpunimi mes Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit.

Por projekti ka shkaktuar shqetësime, pasi parashikon të prekë dhjetra prona private dhe t’i shpronësojë ato me vlera poshtë çmimit të tregut.

Qeveria ka lëvruar një shumë të përgjithshme prej 315,5 milionë lekësh, të cilat do t’i shërbejnë shpronësimit të një grupi prej 74 familjesh. VKM e fundit përcakton se banesat ndodhen kryesisht në të dy anët e bulevardit “Epidamn”.

Elona Duma, e cila menaxhon bashkë me familjen një biznes të vogël suveniresh është e shqetësuar.

“Dyqanin tonë njëkatësh do ta prishin, se do të bëjnë një lulishte dhe bashkë me ne një farmaci që ndodhet pranë,” tha Duma për BIRN.

“Do ta ndjekim deri në fund, deri në Hagë,” thotë ajo në inat e sipër dhe më pas vetëkorigjohet: Në Strasburg do të shkojmë e do ta kërkojmë, se pse kjo është pronë dhe askush prej nesh nuk e dinte që ishim pjesë e prishjeve”.

Urbanisti Artan Kacani, i cili është njohur me projektin TID, i tha BIRN se në gjysmën e bulevardit është parashikuar ndërtimi i një rotonde të madhe me lulishte, ndërsa më thellë në lagje, ngritja e një superparkimi, kryesisht për automjetet për hotelet e zonës përreth.

Kacani kritikon pushtetin vendor, pasi sipas tij e ka hartuar shprehjen e interesit publik pas shpalljes së projektit TID dhe kuotave financiare të shpronësimeve.

Në bizneset e bulevardit, prishjet e ardhshme tashmë janë kthyer në kryefjalë.

Një grua që menaxhon një bar në fund të rrugës, i tha BIRN se i duhet të gjejë një banesë tjetër me qira, ngaqë ajo që ndodhet pranë biznesit do të prishet. Ndërkaq, një grua tjetër tha se do ta kishte të vështirë të priste turistë në kohën e prishjeve dhe ndërtimeve.

Përveç bulevardit, projekti TID parashikon ndërhyrje në arenën dhe galeritë e amfiteatrit, pranë Torrës Veneciane të saporestauruar si dhe muret bizantine.

“Deri tani nuk ka patur asnjë lëvizje konkrete,” i tha BIRN Ed Berdaku, një banor që pret zgjidhjen që do t’i japë drejtësia problematikës së tij.

“Edhe pse mjaft familjarë nga grupi i parë i kanë tërhequr shifrat financiare të shpronësimeve, ata nuk kanë dalë nga banesat e vjetra,” shtoi ai.

Berdaku thekson se ishte më e mirë zgjidhja e viteve ’70, kur mbi 50 familje që jetonin mbi amfiteatër u transferuan nga shteti i atëhershëm në pallatet pranë.

“Tani të gjithë ankohen se shpërblimi për shpronësim është sa gjysma e shifrës së tregut, dhe askush nuk  mund të blejë një shtëpi të mirë qoftë edhe në periferi, pasi kanë banuar për shumë kohë në mes të qytetit”.

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Jon Myshketa thotë gjithashtu se shifrat e kompensimit janë shumë të ulëta dhe i dëmtojnë banorët.

“Shifrat e ulëta të kompensimit për shpronësimët si gjithmonë janë thembra e Akilit për banorët,” tha Myshketa, ndërsa shtoi se ai vetë i ka kundërshtuar publikisht ato.

Ndërkaq, sipas tij, bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion të  qeverisjes qendrore listat e kryefamiljarëve, banesat e të cilëve preken nga prishjet.

Ed Berdaku e sheh mjaft të rëndësishëm rolin e bashkisë për zgjjidhjen e problematikës sociale të krijuar.

“Bashkia sipa ligjit, përfiton tre përqind të vlerës për ndërtimet e reja. Për një qytet si Durrësi, qeveria lokale ka një shumë të mirë në dorë për të sistemuar në pallatet e ndërtuara më parë familjet që do të largohen nga zona e ndërhyrjeve të këtij projekti,” përfundoi ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vizita e Trump detyron pronarin e gazetës të hajë darkë me “armikun e tij ligjor”
Artikulli tjetër Inteligjenca izraelite: Janë 7500 luftëtarë të armatosur në Gaza, 5 mijë nga Hamasi dhe 2500 nga Xhihadi Islamik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.