KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vaji i ullirit i kontaminuar përhapet në tregun shqiptar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vaji i ullirit i kontaminuar përhapet në tregun shqiptar
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Vaji i ullirit i kontaminuar përhapet në tregun shqiptar

Përditësimi i fundit: 30 Mars, 2026 10:27 am
198 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një sasi vaj ulliri është tregtuar te konsumatori shqiptar në kundërshtim me legjislacionin, duke ngritur shqetësime për rrezik potencial ndaj shëndetit të konsumatorëve.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 199 subjekte që operojnë në prodhim, përpunim dhe tregtim të vajit të ullirit në vitin 2023 janë marrë vetëm 37 mostra në 9 subjekte, që përfaqësojnë rreth 3.5% të totalit. Nga këto, 28 mostra ose 75.7% rezultuan jo konformë, ndërsa 7 nga 9 subjektet e testuara (77.8%) kishin produkte problematike. Analizat treguan kontaminim me pesticide, përfshirë edhe substanca të ndaluara.

Nga 37 mostra të vajit të ullirit, në 21 raste (rreth 57%) u konstatua prania e insekticidit “Chlorpyrifos Ethyl”, në 9 raste si gjurmë dhe në 12 raste si substancë aktive.

Ndërkohë, Bashkimi Europian me Rregulloren (EC) nr. 2020/1085 ka revokuar të gjitha autorizimet për produktet që përmbajnë “Chlorpyrifos” dhe “Chlorpyrifos-methyl”, për shkak të rreziqeve për shëndetin.

Megjithatë, pavarësisht këtij ndalimi dhe paralajmërimeve të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, në Shqipëri këto substanca janë lejuar të tregtohen dhe përdoren, duke u përfshirë deri në dhjetor 2021 në listën e produkteve që nuk lejohen të importohen, por lejohen të përdoren në vend, edhe pse BE i kishte ndaluar prej vitit 2020.

Reagim i vonuar dhe mungesë masash ndaj produkteve të rrezikshme

Auditimi evidenton se, edhe pas marrjes së rezultateve jo konforme nga laboratorë të akredituar, përfshirë një laborator në Itali, strukturat e AKU-së nuk kanë marrë masa të menjëhershme për bllokimin apo asgjësimin e produkteve. Në disa raste, inspektimet janë kryer me vonesë nga 5 deri në 16 ditë, duke lejuar që produktet e kontaminuara të qarkullojnë në treg.

Gjithashtu, nuk janë ndërmarrë kontrolle ndaj subjekteve furnizuese dhe nuk është njoftuar institucioni përgjegjës për mbrojtjen e bimëve, pavarësisht evidentimit të substancave të ndaluara.

Një tjetër problem kritik i identifikuar është mungesa e gjurmueshmërisë për një sasi prej 899.5 litra vaj ulliri të destinuar për asgjësim. KLSH paralajmëron se kjo sasi mund të jetë hedhur në treg, duke përbërë rrezik për konsumatorët. Për këtë rast kërkohet nisja e menjëhershme e një hetimi administrativ dhe vendosja e sanksioneve ndaj subjekteve përgjegjëse, nëse konstatohet shkelje.

Dobësi në sistemin e mostrimit dhe kontrollit

Raporti thekson se procesi i marrjes së mostrave nuk është bazuar në një metodologji të unifikuar dhe të miratuar, por është lënë në diskrecion të inspektorëve, duke sjellë përqendrim të testeve në të njëjtat subjekte dhe jo shpërndarje të drejtë sipas riskut. Në disa raste janë marrë deri në 13 mostra nga një subjekt, ndërsa në të tjerë vetëm 1 ose 2.

Po ashtu, AKU nuk ka përcaktuar afate për rikontrollin e subjekteve që rezultojnë me shkelje dhe nuk ka siguruar që mostrat të jenë përfaqësuese për lotet e verifikuara.

Rekomandimet e KLSH për AKU

KLSH i kërkon Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e situatës, përfshirë: Trajnimin e stafit dhe përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, si dhe reagimin e plotë ndaj njoftimeve të RASFF; Intensifikimin e bashkëpunimit me operatorët e biznesit ushqimor për masa korrigjuese; Zbatimin e një metodologjie të qartë për marrjen e mostrave dhe zgjerimin e kontrolleve në të paktën 50% të subjekteve në treg; Inventarizimin në terren të aktiviteteve të operatorëve dhe verifikimin e etiketimit të produkteve; Marrjen e masave të menjëhershme për bllokimin dhe asgjësimin e produkteve jo të sigurta; Forcimin e gjurmueshmërisë dhe ndjekjen administrative të rasteve me risk të lartë.

Raporti ngarkon gjithashtu me përgjegjësi jo vetëm inspektorët në terren, por edhe drejtuesit e lartë të institucionit, për mungesë të vëmendjes dhe reagimit të duhur në menaxhimin e sigurisë ushqimore.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjergj Kastriot Skënderbeu në një murale gjigande në Londër
Artikulli tjetër Kush po e kërcënon Endri Meksin?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.