KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vijojnë protestat/ Qytetarët përplasen me policië, kundërshtojnë gjobat për pjesëmarrjen në tubime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vijojnë protestat/ Qytetarët përplasen me policië, kundërshtojnë gjobat për pjesëmarrjen në tubime
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Vijojnë protestat/ Qytetarët përplasen me policië, kundërshtojnë gjobat për pjesëmarrjen në tubime

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 9:30 am
340 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Protestuesit u mblodhën mbrëmë para kryeministrisë në ditën e 28-të të revoltës studentore kundër qeverisë Rama. Tubimi ishte në vazhdën e protestave të përditshme që prej 31 majit, të cilat janë intensifikuar javët e fundit me pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve.

Protestuesit u pozicionuan përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa efektivët e Policisë qëndrojnë në shkallët e godinës qeveritare.

Gjatë tubimit janë regjistruar edhe debate mes qytetarëve dhe policisë, pasi efektivët vendosën gjoba për personat që ishin pjesëmarrës në protestë.Disa prej qytetarëve kanë thënë se policia u ka kërkuar dokumentet e identifikimit, duke u thënë se ishin fotografuar gjatë tubimeve.

Po ashtu, një prej tyre ka treguar se ishte ndaluar teksa po kalonte në trotuar dhe se efektivi kishte nisur procedurën për gjobitjen e tij, me argumentin se ishte identifikuar në pamjet e protestës.

Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar edhe me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Episodi i fundit u regjistrua gjatë protestës kombëtare të së shtunës, në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit dhe përballë Kryeministrisë.

Ndërkohë, qytetarët që kanë marrë pjesë në tubime që prej ditëve të para shprehen se do të vijojnë të qëndrojnë në shesh deri në largimin e qeverisë.Ata e konsiderojnë protestën një lëvizje qytetare dhe shoqërore, që synon jo vetëm ndryshimin politik, por edhe ndërgjegjësimin dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve.

Pjesëmarrësit kanë kundërshtuar gjithashtu thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke e cilësuar këtë ofertë si një përpjekje për të ndërprerë protestën. Sipas tyre, dialogu nuk mund të zhvillohet pa u trajtuar më parë incidentet dhe dhuna gjatë përplasjeve me policinë.

Ata kanë theksuar se nuk do të largohen nga sheshi dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestave.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kombëtarja nis përgatitjet për dy sfidat e fundit në Nations League
Artikulli tjetër Zbardhet e kaluara kriminale e Robert Dukës, grabitësit të bankës tek Komuna e Parisit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.