KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vrasje në Prishtinë/ Ekzekutohet anëtari i ‘Plisave’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vrasje në Prishtinë/ Ekzekutohet anëtari i ‘Plisave’
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Vrasje në Prishtinë/ Ekzekutohet anëtari i ‘Plisave’

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2026 8:21 am
133 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku si pasojë një person mbeti i vrarë. Viktima nuk është emër i panjohur për sportdashësit, pasi bëhet fjalë për një prej tifozëve të Prishtinës, i grupit “Plisat”.

Viktima ka qenë emër i njohur për organet e rendit edhe në të kaluarën. Hajdari ishte i njohur me nofkën “Radulla” kishte një të kaluar të lidhur me veprimtari kriminale, përfshirë edhe narkotikët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 dhe më pas, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, bëri të ditur identitetin e viktimës, duke konfirmuar se personi i vrarë është Agron Hajdari ose ndryshe “Radulla”.

Sipas Policisë së Kosovës, menjëherë pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, por viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi mashkull”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivet e atentatit. Lajmi ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin e tifozëve, ndërsa reagim ka pasur edhe nga tifogrupi “Plisat”, ku Hajdari ishte pjesë për më shumë se dy dekada.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla. Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë. Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat. Pusho i qetë Goni! Ultrasit nuk vdesin kurrë”, shkruhet në postim.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Der Standard’: Diella e Ramës duhej të luftonte korrupsionin, por e nxiti më shumë
Artikulli tjetër Shqiptarët të tretët në Europë për orët e gjata të punës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.