KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbulohet një skemë e paligjshme e klinikave të fertilizimit në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zbulohet një skemë e paligjshme e klinikave të fertilizimit në Tiranë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Zbulohet një skemë e paligjshme e klinikave të fertilizimit në Tiranë

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 9:48 am
154 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Klinika në Tiranë zhvillojnë aktivitetin e shitjes së vezëve femërore kundrejt pagesës.

Fiks Fare zbulon se si funksionon rrjeti dhe si realizohet tregtia e paligjshme në klinika fertiliteti në Tiranë. Rrjetet sociale gjithmonë e më shumë përdoren për të reklamuar produkte shërbime apo për të shitur.

Aktiviteti reklamohej në “Tik Tok”,  në një faqe të quajtur EGG ( Vezët) ku vezët shiteshin kundrejt pagesës 1000 euro.

Gjatë komunikimit me mesazhe, faqja në Tik Tok kërkoi të dhënat si emri, mosha, gjatësia , ngjyra e syve, pesha, grupi i gjakut, dhe mbi të gjitha theksoi se nevojitet pasja e aplikacionit Telegram. Pas bisedave të para, komunikimi zhvendoset në Telegram, ku kërkohet  data e fillimit dhe mbarimit të ciklit menstrual, dhe vendoset për pagesën prej 1000 euro për individët me pasaportë shqiptare. Në fund, thuhet se pagesa do të bëhet ditën e dhurimit, dhe do na kontaktohen nga koordinatorja e spitalit.

Fill pas kësaj në telefonin e gazetares mbërrin një mesazh nga kordinatorja e Turkish International Hospital, e quajtur Lira.

Fiks Fare shkoi në ambientet e spitalit, i cili ndodhet në zonën e bllokt. Koordinatorja shpjegon se fillimisht vajza do t’i nënshtrohet analizave si grupi i gjakut, entromentoza etj dhe një vizitë mjekësore gjinekologjike, ku do të vlerësohet nëse mund të bëhet dhurimi i vezëve. Ato duhet të jenë të shëndetshme pasi do të dhurohen për lindjen e një bebeje. Pagesa bëhet kesh nga spitali, pohon koordinatorja.

Menjëherë pas kësaj gazetarja e Fiksit shkon të përballet me kordinatoren e Turkish International Hospital për ta pyetur për tregtinë që bëhet me shitjen e vezëve kundrejt pagesës.

Zonja Lira mohon procedurën dhe justifikohet duke thënë “e kam pyetur vajzën si I beson Tik Tok” e më pas mbyllet në zyrë duke refuzuar të jap sqarime.

Por a është vetëm Turkish International Hospital që kryen këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri? Fiks Fare shkoi edhe në një nga klinikat gjinekologjike më te njohura në Tiranë. Klinika Glozheni. Fillimisht një mjek pohon pagesën 1000 euro dhe se duhen ndjekur mjekimet e duhura.

Gjatë vizitës mjekësore mjeku Elko Glozheni pohon se vajza fillimisht duhet ti nënshtrohet analizave për të parë nëse është në kushtet e duhura për këtë procedurë, e më pas e drejton gazetaren e Fiksit në laborator për të bërë analizën.
Pas investigimit, Fiks Fare shkoi në klinikën Glozheni për tu përballur me mjekun Elko Glozheni.

Ai deklaron se duhet të dalim jashtë më te mirë, që mos të çohet.

“Nuk shet njëri vezë”- pohoi doktori pa sqaruar se përse paguhen 1000 euro për dhurimin.

Paratë mund të jenë një zgjidhje e shpejtë për vajzat që ndodhen në vështirësi financiare, por a janë të vetëdishme për atë çfarë u kërkohet për të përfituar këto para?

Fiks Fare iu drejtua me kërkesë për informacion Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me procedurën e dhurimit të vezëve femërore kundrejt pagesës.

Në përgjigjen e kthyer Ministria e Shëndetësisë sqaron se sipas nenit 6, pika 1 të ligjit 10454 të datës 21.07.2011 “Për transplantimin e indeve , të qelizave dhe organeve me origjinë njerëzore për qëllim transplanti, ndalohet për përfitime financiare.

Për rrjedhojë shitja-blerja e ovociteve femërore nuk lejohet në Republikën e Shqipërisë.

Fiks Fare dokumentoi me zë dhe figurë, se si ky aktivitet I paligjshëm zhvillohet në zemër të Tiranës në klinikat më të njohura.

 

Marrë nga emisioni “Fiks Fare” në TCH

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
Artikulli tjetër Kush është gruaja në qendër të skandalit të spiunazhit kinez të Nvidia-s?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.