KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarri në landfill, ambientalisti Ferruni: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zjarri në landfill, ambientalisti Ferruni: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore
AktualeFokusKomentKryesoreSociale

Zjarri në landfill, ambientalisti Ferruni: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore

Përditësimi i fundit: 2 Korrik, 2025 9:25 pm
308 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ambientalisti Lavdosh Ferruni nxjerr në pah një problem të thellë mjedisor që po përsëritet në Elbasan, Durrës, duke e cilësuar situatën si një “e keqe e madhe” për vendin. Në një intervistë në edicionin e lajmeve të pasdites në SYRI TV, ambientalisti kritikoi menaxhimin e inceneratorëve dhe thekson se ndërtimi i tyre duhet të jetë serioz, me qëllim të vërtetë për trajtimin e mbeturinave, jo vetëm si një biznes tenderash që shoqërohet me korrupsion.

Ferruni shpreh shqetësimin për dëmin që po i bëhet mjedisit dhe ekosistemit shqiptar, ndërkohë që Shqipëria mbetet larg standardeve të Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje edhe varësinë nga uji i ambalazhuar në bidona si një shenjë e mungesës së infrastrukturës bazë.

Lavdosh Ferruni: Sapo e thatë edhe ju, tashmë intuita popullore është e qartë, sepse nuk është një rast sporadik, është një rast i përsëritur në Elbasan, në Durrës, në Vlorë e gjithandej. Është në Kukës. Pra është një e keqe e madhe e këtij vendi. Nuk e di, si nuk po kuptohet që nuk mund të ecet në këtë mënyrë. Duhet bërë diçka.

Ta zëmë që Edi Rama është i fiksuar me inceneratorët. Le ta bëjë një incenerator në Elbasan, por të bëjë incenerator, sepse ajo që është aty është një mbetje, e kompanive të ndryshme, e mbledhur gjithandej, me hekurishte nga vende të ndryshme të botës. Unë kam një argument që e kam thënë disa herë, por është shumë e vështirë të kapet në Shqipëri, për arsye se ajo që ndodh zakonisht këtu është se bëhet një tender më i madh dhe natyrisht ka dhe një vjedhje dhe gjithë shigjetat janë tek vjedhja.

Kjo temë është shumë delikate për vendin tonë. Është shumë delikate sepse ne po promovojmë një Shqipëri shumë ambientale, dashamirëse me mjedisin, me një ekosistem dhe me një natyrë të mrekullueshme e nga ana tjetër kemi këtë pamjen reale që ndodh, siç është kjo e Elbasanit që po ndodh, është gati apokaliptike ashtu me atë tymin e zi, është një tmerr.

Por, ajo që doja të thosha është që ne nuk kemi intenerator në Elbasan. Një incenerator kushton 100 milionë euro, aq sa tha Edi Rama në seancën parlamentare me zonjën Tabaku.

Gjërat janë të lidhura. Ne nuk po ndërtojmë një Shqipëri tamam ashtu siç duhet për në Bashkimin Evropian, për arsye se ne ndryshe nga shumë vende evropiane, në rajon apo Ballkan, ne shqiptarët blejmë ujë me bidona.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rrugët me pagesë/ Qeveria planifikon tarifimin elektronik në segmentet me trafik të lartë

Vijojnë gjobat për protestuesit, Policia: 50 mijë lekë për 31 qytetarë, nën hetim 2

Pallati në Elbasan u dogj dhe u shemb, Policia: Shkak rrjedhja e gazit në banesën e një prej viktimave

‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur

Skandali i mashtrimit 20 miliardë $, që po trondit Turqinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë
Artikulli tjetër Vala e të nxehtit pushton Evropën, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet e tyre bërthamore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ilir Meta denoncon: “Regjistrohen bisedat e mia me avokatin, në burg”
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e Veliajt
Aktuale Koment Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Kryesore Sociale 5 Nëntor, 2026
Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit?
Analize Fokus Opinion Politike Rajoni Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.