KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Luftëtari” kuqezi Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Sporti > “Luftëtari” kuqezi Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja
Sporti

“Luftëtari” kuqezi Gjasula tërhiqet nga Kombëtarja

Përditësimi i fundit: 28 Gusht, 2024 2:17 pm
211 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Klaus Gjasula ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.

Mesfushori kuqezi ka mbyllur aventurën e tij me ekipin Kombëtar, i cili la gjurmë në historinë e Shqipërisë në Europianin “Gjermani 2024”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai falënderon të gjithë ata që i kanë besuar, duke e quajtur këtë veprim si një vendim të duhur për t’i hapur rrugë të rinjve.

“Të dashur miq,

E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur në botë. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Euro 2024. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.

Gjithsesi, jam menduar shumë kohët e fundit dhe me ftohtësi kam gjykuar e kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr.

Pas pesë vitesh do të kem mundësinë të vij në stadium dhe ta mbështes Kombëtaren tonë si tifoz. I jam falënderues Zotit, familjes time dhe të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë në çdo moment dhe kanë besuar tek unë.

Në veçanti dua të falënderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka, trajnerët më të cilët kam punuar, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Junior, stafin teknik të Kombëtares dhe të gjithë bashkëlojtarët që ndamë këtë rrugëtim, që për mua është më i veçanti.

Sukseset e arritura nuk do të ishin të mundura pa tifozët më të mirë në botë, ata të cilët na kanë mbështetur gjithmonë, si në humbje, fitore apo barazim.

Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve kuqezi.

Për mua ishte nder dhe krenari të vishja fanellën e Kombëtares!”, shkruan Gjasula.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Spektakël shqiptar në SuperLigën turke, Muçi dhuron 3 asiste dhe Laçi shënon

Derbi i Stambollit shpërthen në dhunë masive, pas bilbilit të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026! Lë pas Mbappé dhe Yamal

Londër/ Kush do të shpallet fituesi i Topit të Artë për këtë vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Paga minimale, Shqipëria renditet e parafundit
Artikulli tjetër Rishikohet buxheti, më shumë para për fermerët, policët e sportistët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.