KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sherri në derbin Partizani-Tirana, arrestohen tre tifozë dhe procedohen pesë të tjerë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sherri në derbin Partizani-Tirana, arrestohen tre tifozë dhe procedohen pesë të tjerë
AktualeFokusSporti

Sherri në derbin Partizani-Tirana, arrestohen tre tifozë dhe procedohen pesë të tjerë

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 10:47 am
203 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Tre të rinj janë arrestuar pasi kryen veprime të dhunshme në derbin Partizani-Tirana.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale  E. I., 26 vjeç, E. V., 31 vjeç dhe L. I., 29 vjeç. Po ashtu janë shtetasit: M. S., 31 vjeç, A. Q., 23 vjeç, I. Xh., 37 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe A. R., 17 vjeç.

Ka pasur edhe pesë procedime, ku mes tyre është edhe sekretari i përgjithshëm i K.F. Partizani, shtetasi me iniciale G.B., dhe delegati i ndeshjes nga FSHF, shtetasi M. S.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Procedohen penalisht disa shtetas për veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit të zhvilluar ditën e djeshme në “Arena e Demave”, Tufinë.

Procedohen penalisht edhe dy përfaqësues të K.F. Partizani dhe FSHF-së.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ishin të dislokuara në perimetrin e stadiumit “Arena e Demave” në Tufinë, si dhe në rrugën që të çon drejt tij, rreth 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të ndeshjes, me qëllim menaxhimin e fluksit të tifozëve dhe sigurimin e rendit. Shërbimet e policisë morën masa për shoqërimin e dy tifozërive drejt stadiumit, si dhe të autobusit me lojtarët e ekipit mik.

Gjatë procesit të hyrjes së tifozëve dhe para fillimit të ndeshjes, u shënuan disa incidente mes dy tifozërive, të cilat kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të policisë për neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Ndeshja u zhvillua pa incidente gjatë lojës, megjithatë, për shkak të tensioneve të krijuara më herët, u identifikuan disa shtetas të përfshirë në akte dhune, të cilët u shoqëruan nga policia në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë private (SHPSF).

Në përfundim të veprimeve hetimore:

• U arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së Rendit Publik dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” shtetasit: E. I., 26 vjeç, E. V., 31 vjeç dhe L. I., 29 vjeç.

• U proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” shtetasit: M. S., 31 vjeç, A. Q., 23 vjeç, I. Xh., 37 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe A. R., 17 vjeç.

• Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të policisë së rendit publik” dhe “Shpërdorim i detyrës” sekretari i përgjithshëm i K.F. Partizani, shtetasi G. B dhe delegati i ndeshjes nga FSHF, shtetasi M. S.

Në lidhje me pretendimet mbi mbarëvajtjen e ndeshjes dhe masat e marra nga Policia e Tiranës, sqarojmë për opinionin publik se:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pas marrjes së kërkesës për marrje masash më datë 03.02.2025 nga K.F. Partizani, ka njoftuar organizatorët më datë 04.02.2025 se stadiumi “Arena e Demave” nuk plotëson kushtet e sigurisë për zhvillimin e një ndeshjeje derbi, duke krijuar rrezik për incidente të mundshme.

Pavarësisht këtij njoftimi dhe mungesës së një përgjigjeje zyrtare nga organizatorët, Policia e Tiranës mori masa për të shmangur përshkallëzimin e situatës, duke angazhuar 276 punonjës policie, të mbështetur nga 8 grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Përpjekjet e Policisë së Tiranës për të mbajtur situatën nën kontroll kanë qenë maksimale, por mbetet e qartë se mungesa e bashkëpunimit nga organizatorët dhe infrastruktura e papërshtatshme e ka vështirësuar ndjeshëm detyrën e policisë, duke e rënduar ngarkesën operacionale dhe duke ekspozuar efektivët ndaj rreziqeve të panevojshme. Po ashtu, situata e krijuar ka rrezikuar jo vetëm punonjësit e policisë, por edhe sportdashësit, lojtarët dhe të gjithë të pranishmit në stadium, të cilët mund të ishin ekspozuar ndaj akteve të dhunshme dhe pasojave të mundshme të tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për një bashkëpunim më të ngushtë me organizatorët dhe institucionet përkatëse, me qëllim që veprimtari të tilla të zhvillohen në ambiente që përmbushin standardet e sigurisë, duke shmangur përsëritjen e situatave të ngjashme.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Taksat për importet e çelikut dhe aluminit, reagon BE: Nuk shohim asnjë justifikim
Artikulli tjetër Kosovë, arrestohet ministri bashkë me të birin, ushtruan dhunë gjatë zgjedhjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.