KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vihet në pranga Xhelal Rraja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Fokus > Vihet në pranga Xhelal Rraja
FokusUncategorized

Vihet në pranga Xhelal Rraja

Përditësimi i fundit: 11 Korrik, 2024 7:06 am
208 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Xhelal Rraja, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK “Revanshi”, është vënë në pranga. Gjykata i kishte caktuar Rrajës, masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Arben Ndokës. Rraja ishte pjesë e grupit kriminal të Durim Bamit dhe Endrit Dokles.

“Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr. Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni “Revanshi” 

Arrestimi i Xhelal Rrajës, vëllait të ish-deputetit socialist, Ramazan Rraja u bë në kuadër të operacionit të SPAK të nisur në maj të këtij viti, ku u goditën grupe kriminale dhe u arrestuar eksponentë të njohur të botës së krimit.  Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. GJKKO ka caktuar arrest “arrest në burg”, për 50 shtetas.

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë

Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Situata e zjarreve në Dropull ende shqetësuese
Artikulli tjetër Vajza e Linda Ramës padit Sali Berishën dhe 6 deputetë të PD

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare
Analize Bota Finance Politike Sociale 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.