Luftimet u ndezën në dy fronte me Izraelin, i cili synoi “qendrën komanduese” të Hezbollahut në kryeqytetin libanez, ndërsa në Gaza u raportua për 73 të vrarë në një sulm ajror.
Sulmet në bastionin jugor të Hezbollahut në Bejrut erdhën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi grupin e mbështetur nga Irani se tentoi ta vriste atë duke synuar rezidencën e tij.
Ndërkohë, agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se një sulm ajror në një zonë të banuar vrau të paktën 73 palestinezë në Beit Lahia në veri të territorit, shkruan yahoonews.
Ushtria izraelite deklaroi se goditi një “objektiv terrorist të Hamasit”.
Gjithashtu, ajo tha se vazhdon të operojë në pjesët veriore, qendrore dhe jugore të Gazës.
“Trupat eliminuan dhjetëra terroristë gjatë takimeve të afërta në tokë dhe sulmeve ajrore në të gjithë Gazën”, tha IDF.