KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Statistikat, qindra kriminelë evropiano-lindorë hyjnë në Angli prej hapësirave në sistemin e vizave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Statistikat, qindra kriminelë evropiano-lindorë hyjnë në Angli prej hapësirave në sistemin e vizave
AnalizeBotaFokus

Statistikat, qindra kriminelë evropiano-lindorë hyjnë në Angli prej hapësirave në sistemin e vizave

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2024 8:07 am
89 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Boshllëqet e dobësitë në sistemin e “vizave” dhe emigracionit drejt Anglisë kanë lejuar në vend qindra vrasës, përdhunues e pedofilë, që më pas marrin dhe asistencë nga taksapaguesit vendas, raportonin sot mediat vendase.

Shifrat e policisë vendase për shkelësit kriminalë tregonin për një rritje të ndjeshme tre vitet e fundit të të dënuarve nga vende të Evropës Lindore, që ishin dënuar më parë në vendet e tyre për të njëjtat krime të dhunshme, por kjo nuk ishte marrë parasysh nga sistemi britanik i drejtësisë dhe emigracionit.

Të dhënat e rrjetit vendas ‘The Telegraph’ thonin se agjencia shtetërore ACRO kontrolloi 317,757 të dhëna kriminale mbi të huajt te arrestuar e të dënuar në Britani.

Sondazhi mbi ‘pesë kombësi më problematike’, pa i permendur ato, përcaktonte 524 raste krimesh kur autorët ishin dënuar edhe në vendet e tyre të origjinës për vrasje, përdhunime, abuzim seksual dhe abuzim seksual ndaj të miturve.

Megjithë në dukje ashpërsimin e ligjeve post-Brexit për pranimin e kriminelëve në vend, aktualisht aplikuesve për vizë i kërkohet vetëm të deklarojnë vullnetarisht që nuk kanë kryer krime të rënda para ardhjes në Britani.

Një zyrtar i lartë i emigracionit tha dje për mediat: “Ka dobësi në sistemin aktual pasi të dhënat kriminale të shumë vendeve nuk janë në rrjet, prandaj kriminelët e huaj ekspozohen në Britani vetëm pas arrestimit këtu”.

Një prej rasteve të profilit të lartë është lituanezi Vitautas Jokubauskas që vrau partneren e tij Ramute Butkien në Peterboroughne veri te Anglise, i cili deklaroi më pas në polici se vetëm “e kishte mbytur pak”, për ta frikësuar.

Gjatë gjyqit të tij u mësua se ai ishte dënuar në Lituani për vrasje në 1992 teksa kishte vrarë një burrë gjatë një sherri.

Në një tjetër rast të rëndë, 26 vjeçari Raimondas Jakstas, kishte kryer pesë vjet burg për rrahje të rëndë në vendin e tij, por të njëjtën bëri dhe me fqinjin e tij Steve Foster kur ky i fundit i kërkoi të mos bënte zhurmë.

Lituanezi kishte kërcënuar të vriste burrin dhe qenin e tij dhe kishte goditur me shkelm derën e shtëpisë.

Zoti Foster, i cili jetonte në apartamentin sipër Jakstas, kishte ngritur barrikadë te dera e tij kryesore për të mos e lënë të hynte kërcënuesin dhe më pas kishte thirrur policinë kur refugjati kishte futur një thikë në vrimën e letrave.

Duke dhënë dënimin, gjykatësi Michael Heath, tha: “Ky rast dëshmon për një shqetësim të gjerë publik. Nëse dikush dënohet në këtë vend për krime të rënda ata edhe nëse lirohen monitorohen për gati gjithë jetën. Por kjo nuk ndodh kur këto krime i kanë kryer në vendet e origjinës dhe lejohen të vijnë në Angli pa pengesa për të jetuar pa u monitoruar”.

33 vjeçari Michael Podlaszczyk, u zbulua se ishte dënuar në Poloni me 12 vjet burg, vetëm pasi përdhunoi e grabiti një grua në Leicester në veri të Londrës.

Në një rast tragjik, Arnis Zalkalns vrau brutalisht minorenen Alice Goss në Londër në 2014 pasi kishte ardhur në Britani edhe pse ishte dënuar për vrasjen e gruas së tij në vendin e origjinës, Letoni.

Ministria e brendshme britanike tha pwr ceshtjen: “Ata që aplikojnë për vizë në Britani u kërkohet të deklarojnë nëse janë dënuar për krime dhe më pas supozohet të kontrollohen nga policia britanike për saktësinë e informacioneve”.

“Nëse kanë shkelje kriminale mund të refuzohen, ashtu si dhe shkelje të tjera të përsëritura”, shtojnë zyrtarët

Edhe agjencia e emigracionit tha se “Britani ka mekanizma të organizuara për këmbimin e informacionit me vende të tjera, për gjurmimin e hetimeve kriminale dhe mbrojtjen e komuniteteve”. Por të dhënat tregojnë për rritje të vazhdueshme e të pashpjeguar të emigracionit legal e ilegal, si dhe krime të rënda të kryera nga kjo kategori që nuk duket se janë ndjekur apo hetuar nga zyrtarët.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marshim kundër rizgjedhjes së Trump në New York
Artikulli tjetër SHBA, senatori i Misurit kandidat kryesor për prokuror të përgjithshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.