KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Arben Tafajt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Arben Tafajt
AktualePolitikeSociale

Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Arben Tafajt

Përditësimi i fundit: 3 Dhjetor, 2024 3:05 pm
99 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje të nderim për për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.

“Do doja të nderonim një figurë të shquar që është larguar sot nga jeta. Tirana humbi sot një nga mbrojtësit e saj, qytetaria Tirana humbi një pjesë të zërit dhe të frymës. Shoqata Tirana humbi drejtuesin. Shoqëria humbi një njeri me vlera, me dashuri dhe me plot energji për qytetin e tij. Ikja e Arben Tafajt është një humbje jo vetëm për bashkëshorte, fëmijët, miq, të dashurit, por edhe për çdo tirons, tiranas e kryeqytetas, të cilët ai i përfaqësoi denjësisht. U prehtë në paqen e merituar”, tha kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Kërkesa për një minutë heshtje u bë nga Jorida Tabaku, disa minuta më herët. Ministri Taulant Balla u shpreh kundër procedurës, duke kërkuar që ky nderim të bëhej një moment tjetër, “më të përshtatshëm”. Në përfundim nderimi u bë në orën 14:00.

Tabaku: Në emër të grupit parlamentar të PD dua të propozoj të mbajmë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të zotin Arben Tafaj. Ishte kryetari i shoqatës Tirana, intelektual, kontribuues i vjetër i qytetit, që jo vetëm i bënte bashkë të gjithë politikën, por edhe përfaqësuesit e të gjitha krahinave në Tiranë. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka mbështetjen e të gjitha forcave politike për të mbajtur një minutë heshtje. Ngushëllimet e anëtarëve të parlamentit shkojnë për familjen dhe fëmijët e tij.

Balla: Jam dakord që figura e një ndër familjeve më të nderuara të Tiranës e meriton një minutë heshtje, por edhe si koleg në politik. E kam kërkuar edhe në mëngjes fjalën, por nuk m’u dha. Kjo historia e minutës së heshtjes është bërë qesharake. Në rregulloren e Kuvendit është shkuar se kërkohet nga çdo deputet, por nuk jepet menjëherë. Diskutohet se kur mund të mbahet, një kohë të përshtatshme, në respekt të atij për të cilin kërkojmë këtë minutë heshtje. Zonja kryetare e Kuvendit do kërkoja që në një moment që salla të jetë siç i takon figurës së personalitetit në fjalë, dhe mos bëhen akte qesharake siç u bë në mëngjes, që personi që ka akuzuar tjetrin për spiun, kërkohet të mbahet minutë heshtje për të shkretin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Akt sabotazhi, këputen kabllot e internetit që lidhin Finlandën e Suedinë, akuza Rusisë
Artikulli tjetër Shtypi gjerman ngre alarmin pas sulmit të fundit në Veri të Kosovës: Luftë kibernetike e Rusisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.