Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të madhe shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” evidenton faktin që pas sulmit me bombë në kanalin nga ku lëviz ujë i rëndësishëm për funksionimin e dy termocentraleve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinësi përgjegjëse për shpërthimin, ndërsa Beogradi nuk pranon përgjegjësinë.
Në raportin e kësaj gazete citohet Kurti me fjalët: “Sulmi është kryer nga profesionistë”. Është një sulm i ri kriminal dhe terrorist që ne besojmë se vjen nga bandat e drejtuara nga Serbia.” Por kjo gazetë gjermane thekson se sfondi i sulmit është “ende i paqartë” dhe se “Beogradi ka mohuar çdo përgjegjësi”. Berliner Tageszeitung përqëndrohet tek reagimi i Bashkimit Evropian, i cili e dënoi shpërthimin si një “sulm terrorist”.
Por në të njëjtën kohë gazeta thekson se “Serbia po shpreson në ndihmë nga Rusia dhe SHBA”. “Qeveria e Serbisë ka kohë që pretendon se po shtypen bashkatdhetarët e saj në Kosovë. Ajo asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe po përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi. Në këtë kontekst, sulmi shihet si përgatitje e terrenit për këtë.” Kjo nuk është aspak një “ëndërr e Serbisë së Madhe”, shkruan gazeta gjermane.
Marrë nga DW