KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi i jep Komisionit “Xhafaj” 350 mijë euro fond për pagesat e stafit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kuvendi i jep Komisionit “Xhafaj” 350 mijë euro fond për pagesat e stafit
AktualeFinancePolitike

Kuvendi i jep Komisionit “Xhafaj” 350 mijë euro fond për pagesat e stafit

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 8:23 pm
155 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Rreth 350 milionë lekë të vjetra është fondi i posaçëm që do të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë për mbështetje dhe honorare për ekspertët, për funksionimin e komisionit te drejtuar nga Fatmir Xhafaj, që lidhet me hartimin e legjislacionit të reformave të bashkëqeverisjes dhe antikorrupsionit.

Një listë me 91 emra i është dërguar byrosë së Kuvendit nga kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, për të caktuar pagesë për ekspertët që do të punojnë pranë komisionit anti-korrupsion.

Bëhet fjalë për 30 ekspertë të nivelit të lartë me pagese sa 3 paga bruto të një këshilltari, e që shkon deri në 6 mijë euro, 11 ekspertë të nivelit të dytë që do të kenë një pagesë prej rreth 3800 eurosh. 12 ekspertët e nivelit të tretë dhe sekretariati teknik i përbërë nga 15 persona do të paguhen rreth 1900 euro.  Po ashtu bie në sy edhe një listë prej 23 personash për një kategori të quajtur “ekspertë të huaj” që do të paguhen rreth 3800 euro.

Në rregulloren e kuvendit parashikohet qe  Komisionet ose këshillat mund të caktojnë specialistë/ ekspertë të jashtëm të përkohshëm për realizimin e detyrave të tyre, kur Kuvendi nuk zotëron ekspertizën e nevojshme për një çështje të caktuar.

Komisioni i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin i ka zhvilluar mbledhjet me pjesëmarrjen vetëm të deputetëve të shumicës, ndërsa pesë vendet e opozitës kanë mbetur bosh. Diplomacia amerikane dhe europiane në Tiranë kanë këmbëngulur tek nevoja e gjithëpërfshirjes në procesin përmes së cilit synohet thellimi i reformave, për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Megjithatë një nga kushtet e BE dhe SHBA ishte që komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese, që sistemi i drejtësisë të jetë krejtësisht i pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd

Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qëllohet për vdekje me armë pronari i kompanisë më të madhe të sigurimeve në SHBA
Artikulli tjetër Në Seul kthehet normaliteti pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Biznesi kërkon rregulla, jo falje
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni
Analize Finance Kryesore Rajoni Sociale 25 Maj, 2026
SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.