KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkia e Tiranës do shpenzojë 27 milionë euro nga taksa e strehimit për banesat sociale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bashkia e Tiranës do shpenzojë 27 milionë euro nga taksa e strehimit për banesat sociale
AnalizeSocialeZhvillim

Bashkia e Tiranës do shpenzojë 27 milionë euro nga taksa e strehimit për banesat sociale

Përditësimi i fundit: 5 Dhjetor, 2024 10:14 am
114 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Bashkia e Tiranës parashikon të shpenzojë rreth 2,7 mld lekë apo 27 mln euro për ndërtimin e banesave sociale për vitet 2024-2026. Me planin 5 vjeçar të strehimit për vitet 2022-2027 synohet të përmirësohet çështja e strehimit për 4 mijë familje në Tiranë. Me qëllim zbatimin e këtij programi social Bashkia e Tiranës parashikon të përdorë fondin me vlerë 3 mld lekë i krijuar në vitet 2020-2024 nga kontributi i sektorit privat nëpërmjet taksës 3% të strehimit social.

Në zbatim të planit 5-vjeçar të strehimit, Bashkia e Tiranës ka miratuar në fazën e parë, si zona më të përshtatshme për zhvillimin e programeve sociale, 2 sipërfaqe truall në rrugën “Hamdi Pepa” në njësinë bashkiake nr.6 në Kombinat.

Projektvendimi “Për përcaktimin e pasurive nr. 3/326 dhe nr. 3/665, ZK 8240, në pronësi të Bashkisë Tiranë, si zonë në zhvillim, me qëllim ndërtimin e banesave sociale” do t’i propozohen për miratim Këshillit Bashkiak në mbledhjen e ardhshme.

“Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, nëpërmjet shkresës nr. 43166/1, datë 14.11.2024 na informon se në zbatim të nenit 50 të ligjit të lartpërmendur, kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale për periudhën 2020-2024 në total është 3.061.934.405 lekë. Në programin buxhetor afatmesëm 2024-2026 kosto buxhetore për projektin ‘’Investime për ndërtimin e banesave sociale referuar kontributit të sektorit privat’’, në programin e strehimit social është 2.730.278.660 lekë, i shtrirë në dy vite buxhetore. Në këto kushte, efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga fondi i përfituar sipas parashikimeve të nenit 19, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar, dhe nga vetë të ardhurat e Bashkisë Tiranë”, citohet në projektvendim.

Neni 19 i ligji “Për Strehimin Social”, i miratuar në vitin 2018, parashikon se çdo subjekt privat që aplikon për leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 2,000 m2, është i detyruar t’i kalojë shtetit 3% të sipërfaqes për fondin e banesave sociale. Po ashtu me vendim të Këshillit Bashkiak të vitit 2019 është vendosur, si e drejtë e zhvilluesve të lejeve të ndërtimit edhe konvertimi i sipërfaqes për strehim në vlerë monetare.

Në projektvendim përcaktohet se në zbatim të parashikimeve të planit 5 vjeçar të strehimit 2022-2027, ku është parashikuar t’u sigurohet strehim afërsisht 4,000 familje të shpërndarë në 5 vite, vlerësohet e nevojshme në funksion të zbatueshmërisë së ligjit nr. 22/2018 “Për strehim social” i ndryshuar, planifikimi i sipërfaqeve të nevojshme të truallit për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi për ndërtimin e banesave sociale.

Programi i zhvillimit të zonës me qëllim strehimin realizohet në troje që janë pronë e shtetit, njësive të vetëqeverisjes vendore ose private.

Fillimisht në zbatim të programit 5 vjeçar të strehimit, nga bashkia e Tiranës përcaktohen 2 sipërfaqe truall, përkatësisht në njësinë bashkiake nr.6 në Kombinat, si më të përshtatshme për ndërtimin e banesave sociale.

“Si rrjedhim, referuar përcaktimeve të shkresës nr. 43166/2, datë 15.11.2024, rezulton se pasuritë 3/326 dhe 3/665, zk 8240, në pronësi të Bashkisë Tiranë, përmbushin kushtet si zona më e përshtatshme me qëllim vijimin e procedurave për shpalljen e zonës me qëllim strehimi social, referuar edhe të dhënave bazë të përdorimit të tokës, në përputhje me PPV-në dhe PDV-në të cilat janë për banim. Gjithashtu, referuar edhe tabelës nr. 26, të planit 5 vjeçar të strehimit, miratuar me vendimin e këshillit bashkiak të lartpërmendur, rezulton se numri më i madh i aplikuesve për programe strehimi në Bashkinë Tiranë, konkretisht subvencioni i qirasë është Njësia Administrative nr. 6.

Theksojmë se “Subvencioni i qirasë” është një instrument i programit të banesave sociale me qira, që ndihmon individët/familjet, të cilët me të ardhurat e tyre nuk përballojnë pagesën e qirasë sociale ose të qirasë reale.

Për sa më sipër, në përmbushje të parashikimeve të nenit 50, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, të ndryshuar, duke qenë se programi i zhvillimit të zonës me qëllim strehimin do të realizohet në pasuri në pronësi të Bashkisë Tiranë, kërkojmë Këshillit Bashkiak, në cilësinë e organit që ushtrin të drejtën e pronësisë dhe të vendimmarrjes, të miratojë projektvendimin “Për përcaktimin e pasurive me nr. 3/326 dhe me nr. 3/665, zk 8240, në pronësi të Bashkisë Tiranë, si zonë në zhvillim, me qëllim ndërtimin e banesave sociale”, mbi ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore, për shpalljen e pasurive të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, si “Zonë zhvillimi”, me vendim të Këshillit të Ministrave”, citohet në projektvendim.

Referuar të dhënave të projektvendimit, pasuria e parë me numër 3/326, e llojit “truall”, që vihet në dispozicion nga Bashkia e Tiranës ndodhet në rrugën “Hamdi Pepa”, me sipërfaqe totale prej 10.2 m². Pasuria e dytë me numër 3/665, e llojit “truall e ndërtesë”, ndodhet te rruga “Hamdi Pepa”, me sipërfaqe totale trualli prej 10458.81 m² dhe sipërfaqe totale ndërtimore prej 112 m².

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Më në fund, Manchester City rikthehet tek fitorja
Artikulli tjetër Trazirat politike në Korenë e Jugut dhe në Francë, probleme me bursat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.