KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si mund të luftohet futja e armatimit në veri të Kosovës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si mund të luftohet futja e armatimit në veri të Kosovës?
AnalizeOpinionRajoni

Si mund të luftohet futja e armatimit në veri të Kosovës?

Përditësimi i fundit: 6 Dhjetor, 2024 10:14 am
99 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo e armatimit”. Kështu e ka përshkruar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, këtë pjesë të territorit, teksa ka folur në Radiotelevizionin e Kosovës për armatimin që gjendet vazhdimisht gjatë bastisjeve policore.

Në më pak se një javë, Policia ka gjetur dy herë armatim dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës, në aksionet e kryera pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Zubin Potok. Policia ka thënë se sulmi ndaj kanalit – nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj – është kryer me një sasi eksplozivi prej rreth 20-kilogramësh.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se lënda e përdorur në sulmin në kanal “është e pamundur të gjendet, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”. autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për futje të armatimit në Kosovë, si dhe për organizimin dhe kryerjen e sulmeve që i konsiderojnë terroriste, në kanalin e Ibër-Lepencit dhe në Banjskë të Zveçanit, një vit më parë. Beogradi mohon gjithçka, madje për sulmin e fundit ka ofruar edhe ndihmë për kryerje të hetimeve.

Sfida në kufirin Kosovë-Serbi

Dogana e Kosovës i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se armatimi ka hyrë përmes “rrugëve malore”. Sipas zyrtarëve të saj, para sulmit në Banjskë, disa lloje armësh kanë mundur të hyjnë në Kosovë edhe brenda ditës përmes rrugëve ilegale. Ndërkaq, shefi i Policisë ka thënë se dhjetëra rrugë ilegale me Serbinë tashmë janë bllokuar, por sfidë përbën pamundësia e zyrtarëve policorë për të qenë shumë afër kufirit.

Dy vendet ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra. Mbi 60 për qind e saj përfshin komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Një pjesë e konsiderueshme është zonë me terren të vështirë, të pabanueshëm. Edhe ky fakt e bën gati të pamundshëm kontrollimin e çdo pjesë kufitare.

Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare kujdeset Policia e Kosovës.

Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të KFOR-it atëbotë, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri në 1 kilometër afër vijës ndarëse. Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, beson se rrugët ilegale po kontrollohen pak, ose fare pak, dhe ndonëse lëvdon punën që po bëjnë zyrtarët policorë, ai thotë se atyre po u mungon elementi kryesor: informacioni.

“Institucionet e sigurisë, sidomos Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), të jenë shumë më vigjilente, e po ashtu inteligjenca që është në kuadër të Policisë së Kosovës të jetë më shumë në terren, dhe të veprohet në mënyrë proaktive”.

Kufijtë e tjerë

Qalaj thotë për REL-in se ka informacione që, përveç prej Serbisë, armët në Kosovë po futen kontrabandë edhe nga Shqipëria, andaj autoritetet duhet të rrisin kontrollin në secilën zonë kufitare.

“Sa i përket armatimit, po, është mirë fokusimi në veri, mirëpo duhet të fokusohemi edhe në pjesë të tjera të vendit, për shkak se kriminelët bashkëpunojnë. Ata nuk njohin as nacionalitet, as çfarë gjuhe flasin njerëzit”.

Edhe Fatmir Çollaku, njohës i çështjeve të sigurisë, beson se armë nga Serbia kanë hyrë në Kosovë edhe pas sulmit në Banjskë, por jo nga Shqipëria.

“Një shtim i vigjilencës dhe patrullimeve të shpeshta të policisë kufitare, bashkë me pjesëtarë të [Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë] EULEX-it dhe KFOR-it, do të ndikonte në zvogëlim, nëse jo në parandalim 100%, së paku në reduktim të mjaftueshëm dhe zvogëlim të mundësisë së hyrjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake në territorin e Kosovës”.

Armët e konfiskuara

Policia ka thënë disa herë se armët e konfiskuara janë të vjetra dhe variojnë, prej municioneve e granatahedhësve, e deri tek armët e kalibrit të lartë, mitralozët, snajperët, minat kundër këmbësorisë, e detonatorët.

Njësia e Forenzikës Digjitale e Radios Evropa e Lirë ka verifikuar se disa armë janë prodhuar në periudhën 1990/91 në fabrikat serbe “Prvi Partizan” dhe “Millan Bllagojeviq”.

Policia e Kosovës nuk ka ofruar informacione me gjithë kërkesën e REL-it për të kuptuar se sa persona janë arrestuar ndër vite për futje të armëve në Kosovë.

Rreziku ndaj sigurisë

Në raporte vendore e ndërkombëtare, situata e sigurisë në veri konsiderohet e qetë, por e brishtë, me potencial të përshkallëzimit të shpejtë.

Drejtori i Policisë, Hoxha, e ka përsëritur disa herë që institucioni që udhëheq ka, në parim, potencial për të kryer bastisje masive në veri, por nuk mund të veprojë ashtu, pasi gjithçka duhet të kryhet në përputhje me ligjin dhe duhet të ekzistojë dyshim i bazuar. Njohësit e sigurisë në Kosovë kanë sugjeruar shpesh përdorimin e dronëve për mbikëqyrjen e kufijve, vendosjen e kamerave në zona më kritike kufitare, apo rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tërmet 7 ballë në Kaliforni, banorët në panik nga alarmi për tsunami
Artikulli tjetër Turizmi global, Shqipëria performon mirë, Serbia dyfishon të ardhurat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.