Pavarësisht se me fitoren e Donald Trump, në kampin e opozitës u rritën shpresat për heqjen e shpalljes “non grata” nga SHBA ndaj Berishës, duket se gjërat janë ndryshe.
Ambasada amerikane në Tiranë, ka shpërndarë një deklaratë në rrjete sociale ku shprehet qartë se nuk bashkëpunojnë me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.
Deklaratë e ambasadës së SHBA:
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” E ngarkuara me punë Nancy VanHorn.