KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas dy vitesh të bllokuara, Irani heq kufizimet për aplikacionet WhatsApp dhe Google Play
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pas dy vitesh të bllokuara, Irani heq kufizimet për aplikacionet WhatsApp dhe Google Play
AktualeBotaHI-Tech

Pas dy vitesh të bllokuara, Irani heq kufizimet për aplikacionet WhatsApp dhe Google Play

Përditësimi i fundit: 25 Dhjetor, 2024 7:24 am
252 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Lartë Kibernetik i Iranit, organi rregullator i internetit dhe kibernetikës i Republikës Islamike, votoi sot për heqjen e një ndalimi dy-vjeçar mbi aplikacionin e mesazheve WhatsApp dhe Google Play.

Irani bllokoi përdorimin e tyre pas protestave që filluan në vitin 2022 për vdekjen në paraburgim të Mahsa Amini, vajzës që ishte arrestuar për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

Këto aplikacione u përdorën më shumë pasi Youtube, Facebook, Telegram, Twitter dhe Tiktok u ndaluan. Ndalimet kanë ndezur polemika në Iran, me kritikët që argumentojnë se ato janë të kushtueshme për vendin.

“Kufizimet në “X” nuk kanë sjellë asgjë përveç zemërimit dhe kostove shtesë për qytetarët,” tha këshilltari presidencial Ali Rabiei.

Presidenti Massoud Pezeskian, i cili mori detyrën në korrik, u zotua gjatë fushatës së tij për të hequr kufizimet në përdorimin e internetit që kanë qenë në fuqi prej vitesh. Në mars, një ministër iranian njoftoi se qeveria do të lejojë platformat ndërkombëtare të punojnë në vend nëse ata pranojnë të hapin zyra që i përfaqësojnë ato atje.

Meta, gjiganti amerikan që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, u përgjigj se nuk ka ndërmend të vendoset në Iran, një vend që i nënshtrohet një regjimi të sanksioneve të ashpra nga Shtetet e Bashkuara. Përballë kufizimeve të internetit, shumë iranianë kanë filluar të përdorin rrjete private virtuale (VPN) për të anashkaluar kufizimet.

Platforma të tjera të njohura si Facebook, X dhe YouTube kanë mbetur të bllokuara që nga viti 2009 dhe aplikacioni i mesazheve Telegram u ndalua me një vendim gjykate në prill 2018. Në një përpjekje për të zëvendësuar platformat e huaja, Irani ka zhvilluar ndër vite aplikacionet e veta.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si Macron e ktheu Francën në një shtet të paqeverisshëm

Policët kërcënohen me masa disiplinore/ Nuk dhanë informacion për organizatorët dhe financuesit e protestave

Nga një dron për çdo fermer

Behxhet Pacolli paraqitet në SPAK, bashkë me avokatin

“New York Times”: Humbja e Vuçiçit trondit ekuilibrat gjeopolitikë në Ballkan?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat në RMV: Ish-zv.kryeministri Artan Grubi mund të jetë fshehur në Durrës
Artikulli tjetër Mesazhi i fortë i Papa Françeskut: Bota është shpërfytyruar, ngrini zërin kundër së keqes!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kallëzim në SPAK për dhunën policore, kërkohet hetimi i Ramës
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.