Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani vazhdon rrëfenjën gjyqësore duke ju përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm të SPAK, ku dhe tregoi skemën se si u lirua.
Për këtë episod, i penduari gjatë pesë orëve proces gjyqësor me dyer të mbyllura, Dumani identifikoi mes personave që e liruan ish drejtorin e Spitalit të burgut, i cili siç e përshkroi dëshmitari i drejtësisë është dhëndri i vëllait të Nasip Naços, në atë kohë ministër drejtësie. Dumani ishte kartelizuar si një i sëmurë në prag të vdekjes dhe ky dokument i mjekëve ligjore, sipas kësaj skeme, ju dorëzua gjykatës e cila vendosi lirimin e menjëhershëm të tij. Dëshmitari i drejtësisë tha që Erjon Alibeaj i kishte dhënë një listë me emrat e dhjetë shtetasve, për të cilët kërkonte vrasjen e tyre, sepse kishte zbuluar që ishin implikuar në masakrën e Bradasheshit ku u eliminua edhe i vëllai.
E ndërsa theksoi se shënjestra e atentatit ishte shtetasi Besmir Haxhia për shënjestrën e dytë e konsideroi si një viktimë rastësore që e konstatuan në makinë dhe duhej vrarë me doemos, pasi e kërkonte të vrarë Erjon Alibeaj edhe ky një bashkëpunëtor drejtësie.
“Për lëvizjet e shënjestrës tjetër Emiliano Ramazanit i penduari tregoi se ishte aktivizuar si spiune një instruktore palestre, që sinjalizonte Erjon Alibeajn me telefon fiks. Alibeaj kontaktonte me SKY me të tjerët që kryen vrasjen e tij sapo mbaroi stërvitjen”, shpjegon i penduari.
Marrë nga Top Channel