KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkia e Tiranës ende pa asnjë zgjidhje për makinat e braktisura
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bashkia e Tiranës ende pa asnjë zgjidhje për makinat e braktisura
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Bashkia e Tiranës ende pa asnjë zgjidhje për makinat e braktisura

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2025 10:22 am
106 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Premtimet e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike nga makinat e braktisura i ka marrë era, ndërsa banorët vuajnë pasojat.

Kur Lavdrim Xira bleu një apartament 12 vite më parë në Tiranë, hapësirat për parkim ishin një nga arsyet kryesore që e shtynë të zgjidhte zonën e Freskut. Por një dekadë më pas, parkimi është kthyer në problemin e madh të lagjes së tij dhe makinat e braktisura e përkeqësojnë më tepër.

“U bë kohë që ka shumë makina të braktisura që zenë vendet e parkimit,” tha Xira përmes një bisede telefonike.

“Nuk di as ku të drejtohesh se të tallin, si Shqipëri hesapi, nuk ta merr njeri parasysh ankesën,” shtoi ai.

Braktisja e makinave anekënd rrugëve të Tiranës është shqetësim i mbartur për kryeqytetin. Edhe pse Bashkia në bashkëpunim me policitë rrugore dhe atë bashkiake kanë premtuar prej vitit 2018 heqjen e të gjitha makinave të braktisura prej hapësirave publike, asgjë nuk ka ndodhur dhe problemi është përkeqësuar.

Në vitin 2024, kryebashkiaku Erion Veliaj iu rikthye premtimit të vjetër duke deklaruar se makinat e braktisura do të hiqeshin nga rrugët dhe do të zhvendoseshin në Farkë.

“Bëhet fjalë për të hequr nga Tirana edhe ato makina që mund t’iu jetë bërë pluhuri nga 3 gisht dhe nuk i del njeri për zot, sepse o janë braktisur, ose mund të jenë në emigracion dhe rrinë poshtë pallateve,” tha Veliaj, duke e konsideruar çështjen e parkimit emergjencë.

Përtej premtimit të kryebashkiakut, Bashkia e Tiranës duket se nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e problemit, pasi nuk ka caktuar ende një hapësirë për vendosjen e këtyre makinave në territorin e vetë.

“Policia Bashkiake nuk disponon hapësira publike apo vende të destinuara për të depozituar mjetet e braktisura në territorin e Bashkisë Tiranë,” tha Bashkia në një përgjigje me shkrim për Citizens.al.

“Sapo të përcaktohet nga Bashkia Tiranë vendi i qëndrimit të mjeteve të braktisura në territorin e Bashkisë do të merren masa konkrete për zhvendosjen e këtyre mjeteve drejt pikës së bllokimit të mjeteve,” shtoi ajo.

Në mungesë të veprimit nga Bashkia, qytetarët vuajnë pasojat.

Përmes një pyetësori të publikuar online, dhjetëra banorë të kryeqytetit e konsideruan çështjen e makinave të braktisura problem që zgjat me vite, pa marrë asnjë zgjidhje nga Bashkia. Një pjesë ankohen se nuk janë në dijeni të një mekanizmi raportimi, ndërsa të tjerë pohojnë se nuk kanë parë zgjidhje nga institucionet edhe pas ankesave.

Nga 165 qytetarë që e plotësuan pyetësorin, 77 thanë se nuk kishin raportuar, ndërsa 55 të tjerë se nuk e dinin se ku mund të ankoheshin. Një pakicë prej 34 qytetarësh thanë se kishin kërkuar ndihmën e Bashkisë, policisë apo zjarrfikëseve për zhvendosjen e tyre, por në 80% të rasteve nuk kishin marrë asnjë reagim.

Në zonën e Freskut, një qytetar tha se sheshi poshtë pallatit të tij është zaptuar nga makinat që qëndrojnë me muaj ose vite.

“Nuk ka vende parkimi, lënë dhe këto [makina], disa kanë me vite, po të tjera rrinë disa muaj dhe i heqin. Janë dhe zhul, s’e di ku të ankohem, po duhen hequr sa më parë,” tha ai.

Në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, gjetja e një vendi parkimi është luftë e përditshme për banorët e saj. Ndaj çdo hapësirë e zaptuar konsiderohet mundësi e humbur.

“Pa ardhur 1 orë vërdallë nëpër lagje harroje të gjesh vend parkimi,” tha një banor i rrugës “Myslym Shyri” për Citizens.al. “Dhe ato dy-tre që janë, i kanë zënë këto makinat, llogarite vet ti tani,” theksoi ai.

Çdo vit në Tiranë, Policia Bashkiake vendos dhjetramijëra gjoba për parkim të gabuar ndaj drejtuesve të automjeteve, por sipas qytetarëve, shmang përgjegjësinë për t’i dhënë zgjidhje problemit të makinave të braktisura.

“Policia Bashkiake bën kontrolle dhe vendos gjoba çdo ditë. Megjthatë, ata pretendojnë moskompetencë në lirimin e posteve të parkimit publik dhe besoj se ndodh e njëjta situatë edhe për mjetet e braktisura,” thotë Ela, një banore që iu përgjigj pyetësorit.

“Policia Bashkiake, që aty afër i vendos gjoba të moshuarve që shesin qepë, duhet shumë mirë të marrë shërbimet për të dërguar në varreza këto makina që gjenden aty prej vitesh,” shtoi një tjetër qytetar.

Mes të anketuarve ka nga ata që janë bërë pjesë e një pingpongu institucional.

“Kur e kam raportuar te Policia Bashkiake, thonë që e ka kompetencë Policia e Shtetit. Kur e kam raportuar te Policia e Shtetit thonë e ka Policia Bashkiake,” tha njëri prej banorëve.

Një eksperiencë të ngjashme ndan edhe një tjetër banore, pasi ankesa e saj për një makinë të braktisur mori si përgjigje pretendimin se mjeti nuk u arrit të konstatohej.

 “Mjeti ka një vit aty, vetëm bashkia nuk e sheh”, përfundoi ajo.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet e 11 majit, e gjithë qeveria në fushatë elektorale
Artikulli tjetër Pasi u thirr në SPAK, Artan Sako i “2 T” fiton tenderin 4 mln euro për ndërtimin e godinës së SPAK

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.