KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok-ut?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok-ut?
AnalizeEkonomiHI-TechKryesoreOpinion

Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok-ut?

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2025 10:43 am
191 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Në fundin e muajit dhjetor, kryeministri Rama lajmëroi mbylljen e platformës TikTok në territorin e Shqipërisë për një vit, duke i atribuar kësaj platforme aktet ekstreme të dhunës që kanë prekur rininë shqiptare, si dhe duke e lidhur këtë platformë me përmbajtjet e dëmshme që qarkullojnë në rrjet.

Gjatë fjalimit të tij, Rama deklaroi se platforma sociale ishte dëmshme për të rinjtë.

“TikTok është ‘rrugaçi i lagjes’ që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia,” tha Rama gjatë fjalës së tij, teksa shtoi se kanë bërë të gjitha hulumtimet në aspektin teknologjik para marrjes së vendimit të mbylljes së platformës.

TikTok është një platformë sociale që ofron mundësi të shumta për kreativitet dhe argëtim, duke e bërë atë veçanërisht tërheqëse për brezin e ri. Ajo kritikohet shpesh për ekspozimin e të rinjve ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, duke forcuar një kulturë të krahasimit social dhe presionit për të përmbushur standarde të caktuara estetike ose shoqërore.

Gjithsesi, artistë, gazetarë dhe aktivistë të intervistuar nga BIRN, të cilët e përdorin platformën e TikTok për të ndarë ide dhe për të promovuar talentin e tyre, si dhe mundësinë për të mësuar përmes përmbajtjeve edukative dhe argëtuese, nuk bien dakord me vendimin e kreut të qeverisë.

Sipas tyre, mbyllja e TikTok nuk do ta përmirësonte sigurinë në vend dhe as do ta ulte dhunën mes të rinjve. Nga ana tjetër, ata theksojnë se do t’u kushtonte shumë përdoruesve humbja e audiencës së ngritur prej vitesh.

Tik Tok, platforma e mundësive

TikTok është një platformë sociale për ndarjen e videove të shkurtra, e krijuar nga kompania kineze ByteDance në vitin 2016. Përdoruesit mund të krijojnë dhe shpërndajnë video me muzikë, efekte dhe filtra të ndryshëm, duke e bërë aplikacionin veçanërisht tërheqës për grupmoshat e reja.

Në Shqipëri, TikTok ka fituar popullaritet të madh, me mbi 1.5 milionë përdorues. Sipas një raporti nga Kepios, 35% e këtyre përdoruesve janë mes moshës 12 – 25 vjeç, duke e bërë këtë grupmoshë dominues në përdorimin e platformës.

Kjo rritje e shpejtë e përdoruesve ka sjellë diskutime mbi ndikimin e platformës në shoqëri, veçanërisht në lidhje me përmbajtjet që promovohen dhe efektet e mundshme në të rinjtë shqiptarë.

Brenton Bënja, gazetar teknologjie dhe themelues i medias ‘GeekRoom Albania‘, i tha BIRN se rrjetet sociale janë jetike për punën e medias së tyre digjitale të themeluar në vitin 2018.

“Ne përdorim TikTok, Instagram, YouTube për të arritur audiencën tonë,” tha ai. “Duke qenë se aty janë përdoruesit më aktivë, TikTok është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse na mundëson të arrijmë një audiencë më të re dhe më dinamike, me përmbajtje edukative por edhe me formatet kreative që mundëson kjo platformë,” tha Bënja.

Postimet dhe lajmet teknologjike të GeekRoom kanë arritur një audiencë prej 120 mijë ndjekësish, por themeluesi Bënja shprehet se 60% të tyre janë në platformën TikTok.

“Postimet tona në TikTok kanë arritur me miliona shikime dhe janë bërë pjesë e bisedave të ndryshme të teknologjisë,” tha Brenton. “Kemi njerëz që e mbështesin çdo ditë punën tonë dhe informohen nga videot që ne publikojmë,” shtoi ai.

Ngjashëm, edhe Marin Hoxha, aktor dhe komediani 23-vjeçar nga Tirana, shprehet se audienca që ka në TikTok nuk mund të krahasohet me atë të rrjeteve të tjera sociale.

“TikTok ka qenë rrjeti që më ka bërë më të njohur, ndërsa Instagramin e kam përdorur si diçka formale më shumë për t’u kontaktuar,” tha Marini për BIRN.

Ai shtoi se suksesin më të madh ia ka dhënë platforma TikTok, duke e ndihmuar të marrë edhe projekte të tjera jashtë spektrit të platformës, çka është edhe synimi i tij afatgjatë.

“Nuk e kam monetizuar TikTok-un, e bëj për pasion dhe më pëlqen që vala e admirimit dhe dashurisë sa vjen e po shtohet,” Marini për BIRN. “Kjo më ka bërë të mos ndaloj,” shtoi ai.

Edhe Matias Ndini, regjizor dhe themelues i studios multimediale “MBN Pictures”, pranon se i është dashur një punë disavjeçare për të ndërtuar audiencën e përkushtuar që tanimë ka në rrjetet sociale.

“Me futjen e marketingut të fuqishëm dhe me ikjen e televizionit si reklamim për bizneset e ndryshme, media sociale është kryesuese në çdo lloj gjëje të jetës sonë,” tha Matias për BIRN.

Ai shprehet se studioja e tij ka prezencë në të tëra rrjetet sociale, por TikTok i ka mundësuar të arrijë një gamë më të gjerë njerëzish.

“Na u desh të futeshim në TikTok në fillim si studio dhe patëm një vrull shumë të madh si fillim me editimet që kryenim, filluam të bëjmë video jo vetëm për biznes, por edhe video ‘funny’ që mund të arrinin target grupe të ndryshme,” kujton Matiasi mbi fillimet e biznesit të tij.

“Filluam duke treguar pjesët tona më të mira, por në një mënyrë që e kërkonte media sociale, sigurisht brenda limiteve tona, pa tejkaluar në ofendime, sharje apo bullizëm,” tha Ndini, ndërsa theksoi se mund të tërheqësh audiencë edhe pa i shkelur limitet e etikës.

Problemi i dhunës tek shoqëria

Gjatë viteve të fundit ka shumë krijues të përmbajtjes digjitale në gjuhën shqipe që vazhdimisht po zhvillohen dhe po rriten në popullaritet. Krijuesit e përmbajtjes në YouTube, Instagram, TikTok dhe platforma të tjera sociale ofrojnë përmbajtje të ndryshme si vlogje, tutoriale, komedi, muzikë, dhe shumë të tjera.

Këta profesionistë të rinj, të cilët mundohen të ngrenë një urë lidhëse midis artit, punës dhe ndjekësve të tyre, ndryshe nga qeveria, nuk e shohin problemin e dhunës apo materialeve të dëmshme tek TikTok, por tek shoqëria shqiptare dhe edukimi familjar.

Regjizori Matias Ndini i tha BIRN se të mbyllësh TikTok është një lloj censure, e kamufluar prapa arsyeve të përmbajtjeve të dhunshme.

“Teksa në platformën META mund të bësh censurë më thjesht nëpërmjet Bots-ave, këtë nuk e bën dot në TikTok, ndaj dhe kjo mund të jetë arsyeja pse duan ta mbyllin, por maskuar me problemet që kanë ndodhur në Shqipëri kohët e fundit,” tha ai.

“Qeveria po e mbyll për arsyet e gabuara, nuk mund të mbyllësh një aplikacion ku bizneset janë të ndikuara 100%, ku artistë dhe profesionistë të ndryshëm po njihen në TikTok për profesionin e vet të pastër duke reklamuar atë që bëjnë,” shtoi Ndini.

Edhe aktori Marin Hoxha pranon gjithashtu se me mbylljen e TikTok ai do të humbiste tërë audiencën e tij dhe punën e 1 viti e gjysmë, pa patur mundësi rikthimi të ndjekësve.

“Mua më rezulton pak vendim absurd dhe radikal, si do ua shpjegosh njerëzve që po përpiqen me mish e me shpirt të bëjnë diçka të mirë, edhe t’i zhdukësh bashkë me elementet negative,” tha Marini për BIRN.

Ai e konsideron TikTok një mjet komunikimi si të tjerët, dhe sipas tij mjetet e komunikimit në vetvete nuk janë asnjëherë të këqija.

“Nuk mund t’ja vendosësh fajin mjetit më shumë se ç’mund t’ja vendosësh njerëzve dhe mentalitetit të njerëzve që janë në atë platformë,” i tha BIRN Marin Hoxha.

Brenton Bënja, themeluesi i GeekRoom mendon ngjashëm, ndërsa thekson se ajo çfarë ndodh në TikTok në fakt reflekton atë çfarë ndodh në shoqëri.

“Mbyllja e TikTok nuk është zgjidhja e duhur sepse problemet e dhunës dhe përmbajtjes së papërshtatshme për mendimin tim janë probleme shoqërore dhe jo të platformës,” pohoi ai.

Sipas themeluesit të ‘GeekRoom Albania’ dhuna dhe sjelljet problematike kanë rrënjë më të thella dhe nuk mund të zgjidhen duke mbyllur një rrjet social.

“TikTok reflekton se çfarë ndodh në shoqëri, prandaj zgjidhja duhet të fillojë nga familja, nga shkolla, dhe pastaj edukimi mbi përdorimin e teknologjisë,” shtoi ai.

Aktori Marin Hoxha i tha BIRN se me mbylljen e TikTok jo vetëm që do humbiste fansat dhe audiencën e tij, por kjo nuk do ndryshonte as situatën e dhunës në vend.

“Nuk mendoj se lajmet që ne shohim përditë do ndryshojnë pas ditës që do mbyllet TikTok,” tha ai, ndërsa shtoi se nuk është aplikacioni që e bën dhunën, është masa e njerëzve që e përdorin.

“Është njëlloj si një shoqëri që ka edhe të mirën dhe të keqen, ti të vendosësh që t’i shuash ekzistencën me qëllimin që të zhdukësh elementet e këqij, ndërkohë që bashkë me ta po zhduk edhe të gjitha vlerat që po vijnë në këtë shoqëri. Kjo nuk bën sens,” përfundoi Hoxha.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të rinjtë po braktisin demokracinë, për diktatorët
Artikulli tjetër Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.