KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konfliktet në shkolla, 85% e prindërve shfaqin pasiguri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Konfliktet në shkolla, 85% e prindërve shfaqin pasiguri
AnalizeFokusKryesoreSociale

Konfliktet në shkolla, 85% e prindërve shfaqin pasiguri

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2025 12:03 pm
140 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Përplasjet e muajve të fundit në disa shkolla të vendit kanë nxjerrë në sipërfaqe mungesën e sigurisë në institucionet arsimore si dhe rënien e besimit, probleme këto që nuk zgjidhen me mbylljen e TikTok-ut.

Gjatë 13 viteve të punës së saj si mësuese në qarkun e Kukësit, Besa thotë se është përballur me shumë raste konfliktesh mes nxënësve. Sipas saj, nxënësit debatojnë në rrjetet sociale dhe më pas këto sherre “zbresin” në shkolla.

“Kemi pasur raste mes nxënësve që konfliktohen për probleme të hapura në rrjetet sociale, për konflikte që nisin pse më shikon, gjithmonë për arsye të vogla,” shkruan ajo përmes një pyetësori të Faktoje.

Konfliktet mes nxënësve që burojnë nga komunikimet online janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për mësuesit dhe kanë ulur besueshmërinë e prindërve në raport me institucionet shkollore. Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës “Fan Noli” në nëntor 2024, qindra prindër kërkuan përmes protestave përgjegjësi institucionale dhe forcimin e sigurisë në shkollat e vendit.

Përmes një pyetësori të publikuar përmes platformës ECR, Faktoje komunikoi me një grup prindërish dhe mësuesish lidhur me konfliktet mes nxënësve dhe sigurinë në shkolla.

Rreth 85% e prindërve që e plotësuan këtë pyetësor deklaruan se ndjeheshin “disi të sigurt” ose “aspak të sigurt” për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkolla.

Përdorimi i telefonave celularë nëpër klasa është një nga problemet e raportuara nga të anketuarit, ku 63% deklaruan se fëmijët dhe adoleshentët kanë celular dhe e përdorin atë edhe gjatë mësimit.

Ndërkohë, 48% e prindërve deklaruan përmes pyetësorit se nuk ishin në dijeni që shkollat ku studiojnë fëmijët e tyre kanë oficerë sigurie.

“Problemet në shkolla nuk është se lindën me ngjarjen në shkollën ‘Fan Noli’, ato ishin aty, po ashtu si dhuna, bulizmi, madje dhe përdorimi i mjeteve të ftohta prerëse,” thotë Ermelinda Hoxhaj, gazetare dhe pjesë e komunitetit “Prindërit për arsim cilësor”.

“Ne kemi evidentuar mosrespektim të rregullores së shkollës, të udhëzimit për punonjësin social dhe të oficerit të sigurisë në shkolla,”, shtoi Hoxhaj.

Besimi i prindërve në rënie

Ministria e Arsimit ka miratuar prej vitit 2018 udhëzime që ndalojnë përdorimin e telefonave celularë në ambientet e shkollave, por udhëzimi nuk është zbatuar ndonjëherë dhe kjo masë ka mbetur në letër.

Sipas dëshmive të prindërve, përdorimi i telefonave celularë fillon që në moshën 9-vjeç dhe shumica prej tyre kanë qasje në rrjetet sociale si TikTok, Instagram apo Youtube.

Kujtimi punon si mësues prej 32 vitesh në qarkun e Elbasanit dhe thekson se përdorimi i celularëve është vetëm një nga problemet. Sipas tij, institucioni arsimor nuk ofron mjaftueshëm mbështetje për sigurinë mendore dhe fizike të nxënësve.

“Të forcohet baza ligjore dhe të ofrohet mbështetje për mësuesin. Duhen zbatuar edhe ndëshkime, masa të zbatueshme për prindërit dhe nxënësit”, pohon mësuesi.

Edi, prind në Tiranë tregon se fëmija i tij 12 vjeç është përfshirë në konflikte në shkollë dhe mesazhi që i ka dhënë të birit është: “I kam thënë mos gjuaj i pari, por mos lër pa gjuajtur i dyti”.

Por ai thotë se ndjehet i sigurt teksa dërgon djalin e tij në shkollë, ndryshe nga Anila.

Nëna e një djali 9-vjeçar thotë se nuk ka dijeni nëse shkolla e të birit ka oficer sigurie, ndërsa i druhet faktit që në shkollë mungojnë masat e duhura të sigurisë.

Për ekspertin e arsimit, Ndriçim Mehmeti, ngjarjet e ndodhura së fundmi në shkollat e ndryshme të vendit e kanë lëkundur besimin e prindërve.

“Kur ka kaluar dy muaj nga ngjarja e shkollës ‘Fan Noli’, e pasuar nga ngjarje të ngjashme për nga dinamika, por për fat jo me humbje jete, në Librazhd, Fushë-Krujë e Cakran, ende nuk kemi asnjë analizë të thelluar dhe përgjegjësit nga MAS,” thekson Mehmeti.

“Askush nuk garanton dhe nuk ka guxim të thotë se fëmija është i sigurt në mjediset e shkollës”, shtoi ai.

Mbyllja e TikTok

Pas ngjarjes së ndodhur në shkollën “Fan Noli”, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mbylljen e platformës TikTok, ndonëse nuk ka shpjeguar se si do ta bëjë këtë. Megjithatë, rreth 52% e prindërve që e plotësuan pyetësorin janë dakord me këtë nismë.

Por, sa e zgjidh problemin e sigurisë në shkolla mbyllja e këtyre rrjeteve sociale? Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë se është skeptik për këtë pjesë, pasi nxënësit kanë dhe rrjetet të tjera sociale veç këtyre.

“Së pari ne nuk kemi asnjë analizë apo studim, që të mbështeste faktin se rritja e kriminalitetit dhe agresivitetit tek të rinjtë e ka zanafillën nga TikTok, apo Snapchat. Së dyti, ka me dhjetëra mundësi të tjera komunikimi. Së treti, përse qeveria deri më sot nuk jep llogari, përse urdhri i znj. Kushi për ndalimin e telefonave celularë nuk zbatohet?”-thotë Mehmeti.

Të pyetur nga Faktoje.al me anë të një kërkese për informacion se ku çaloi puna për zbatimin e udhëzimit për ndalimin e celularëve në shkolla, MAS ia lë përgjegjësinë vetë shkollave.

Këto të fundit nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për ndalimin e celularëve në ambientet e shkollave.

“Në zbatim të udhëzimit të nr.34, datë 16.11.2018 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë ‘Për ndalimin e telefonit celular në institucionet arsimore parauniversitare’, institucionet arsimore kanë detyrimin për zbatimin e tij nga punonjësit mësimor dhe nxënësit. Mësuesit janë informuar për përcaktimet e udhëzimit nga drejtori i shkollës, ndërsa nxënësit e marrin këtë informacion nga mësuesit kujdestar dhe mësuesit lëndor,” thotë Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Për ekspertët e arsimit, rritja e sigurisë në shkolla kërkon masa shumë herë më të thella sesa mbyllja e TikTok-ut. Ata sugjerojnë se qeveria duhet të fokusohet më së pari te rritja e buxhetit për arsimin, te shtimi i numrit të psikologëve dhe punonjësve socialë nëpër shkolla si dhe zbatimin e “Paketës së Sigurisë”.

“Në 2023 është bërë një marrëveshje mes disa dikastereve, përfshirë Ministrinë e Brendshme, atë të Arsimit dhe Pushtetin Vendor. Marrëveshje, e cila parashikon shumë gjëra, por pak janë vënë në zbatim, duke nisur nga oficeri i policisë që duhet të jetë në shkollë…,” thotë Ermelinda Hoxhaj.

Gazetarja sugjeron një sërë ndryshimesh në shkolla, por këto nuk mund të bëhen sipas saj, nëse nuk rritet buxheti për arsimin.

“Të rritet numri i psikologëve në shkollë, duke arritur një raport 1 për 200 nxënës. Oficer sigurie në çdo shkollë si dhe zgjatja e orarit te qëndrimit në 08:00 me 16:00, kur pas orarit të mësimit, ata mund të kalojnë kohën me orë sportive,” sugjeron ajo.

Për Anilën, nëna e një fëmijë 9 vjeç, është mjaft i rëndësishëm komunikimi i ndërsjelltë mes shkollës dhe prindit.

“Të shtohen psikologë, oficerë sigurie dhe të ketë protokolle për menaxhimin e situatave të ndryshme”, përfundon ajo.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Meksika e frikësuar nga urdhëri i Trump për kthimin e emigrantëve
Artikulli tjetër SPAK hetim kontratës së Ballukut dhe Vengut për kontenierët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.