48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Sipas policisë 48-vjeçari është gjetur i vdekur brenda një makine në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, dhe dyshohet se është i vrarë me armë zjarri.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve, pista kryesore e hetimeve është hasmëria.
Marrë nga Dosja.al