KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidh dy kontrata, 24 milionë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidh dy kontrata, 24 milionë euro
AktualeAnalizeFinanceSociale

Fondi Shqiptar i Zhvillimit lidh dy kontrata, 24 milionë euro

Përditësimi i fundit: 24 Janar, 2025 10:35 am
218 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy kontrata me vlerë kumulative 2.4 miliardë lekë apo 24 milionë euro u lidhën së fundmi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me operatorët Geci dhe Salillari sa i takon dy projekteve të ndara.

Kontrata “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve (Parkimi i QSUT): Ndërtimi i godinës së Parkimit Multifunksional me shume nivele në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT)” fituar nga Sallillari u fitua me vlerën 1.4 miliardë lekë apo 14 milionë euro.

“Projekti përbëhet nga dy ndërtesa me pesë kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Ndërtesa e parë do të shërbejë si parkim për automjetet me një volum 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Kjo ndërtesë do të lidhet me ndërtesën e re të mjekësisë së përgjithshme dhe ndërtesën kryesore të urgjencës. Ndërtesa e parkimit pozicionohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim të ndërtesës ekzistuese të urgjencës.

Ndërtesa e dytë do të jetë hotel dhe pozicionohet në veri të ndërtesës së parkimit e ndarë me një fugë 15 cm. Kjo ndërtesë ka 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe të logjistikës dhe 1 kat nëntokë që do të shërbejë për ambiente teknike në funksion të hotelit” thuhet në raportin teknik të procedurës së prokurimit.

Sakaq kontrata e dytë fituar nga GECI ka në objekt të saj ““Përmirësimi i Transportit Rajonal, me rrugë lidhëse kryesore (Unaza Durrës, etj): Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga nëpërmjet rrugës Isuf Ferra,(Vangjel Gjurgaj), rruga Vojsava, rruga Prokop Meksi, rruga Abdulla Teku (Sul Demiri) dhe Pjeter Budi” me një ofertë 1 miliard lekë apo rreth 10 milionë euro.

Referuar raportit teknik të Bashkisë Durrës nënvizohet se kjo e fundit, në kuadër të zhvillit urban të qytetit dhe përmirësimit të infrastrukturës publike, kërkon të realizojë projektin e zbatimit (studimin dhe projektimin) për objektin: “Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga nëpërmjet rrugës Pjeter Bogdani”. “Kërkesa për zhvillimin e projektit të infrastrukturës bazohet në nevojën për rizhvillimin e zonave kodrinore te Spitallës” thuhet në raport. Rruga në fjalë do të jetë e projektuar për shpejtësi 40km/orë si refernecë e Kodit Rrugor lidhur me zonat e banuara teksa në anësore të saj do të ketë korsi të dedikuara biçikletash.

Raporti teknik vlerëson se për pjesën tjetër, rrugët shtrihen në pjesën Veri – Perëndimore të qytetit te Durrësit, në zonën e Spitallës dhe e cila do te krijoje mundësinë për të lidhur rrugën Aleksandër Goga me Currilat. “ Objekti përbëhet nga 2 rrugë: – Rruga “Isuf Ferra”, e cila ka një gjatësi rreth 1202 ml. – Rruga “Currila” (Vazhdim), e cila ka një gjatësi rreth 342 metra linearë. Aktualisht rruga “Isuf Ferra”, është një rruge me 2 sense lëvizje, e shtruar me asfalt në një gjatësi rreth 800 metra linearë. Kjo rrugë është e amortizuar dhe e dëmtuar në pjesë të ndryshme të saj. Rruga e “Currilave” është e pa asfaltuar, dhe shërben për lëvizjen e banoreve të zonës” thuhet në raport.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 48-vjeçari, i vrarë në automjet në Zall Mner, pistë kryesore e hetimeve, hasmëria
Artikulli tjetër Rusia flet për luftë në Ballkan: Lista Serbe pengesë për Albin Kurtin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.