Kosova mbetet në gojën e zyrtarëve të Rusisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka folur në një konferencë për mediat, për rrezikun e paargumentuar që paraqet Albin Kurti për minoritetin serb në Kosovë. Sipas Zakharovës, e cila shpesh herë njihet se personi “hije” që përhap propagandaën pro Kremlinit në Ballkan, thekson se, Lista Serbe në Kosovë, paraqet të vetmen pengesë për partinë në pushtet të Albin Kurtit. Zakharova aludon për skenarë lufte dhe diskriminimi të serbëve në veriun e Mitrovicës.
“Një skenar i tillë sjell pasojat më të tmerrshme për serbët që jetojnë në rajon dhe stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit. Situata ‘në terren’ komplikohet nga bastisjet gjithnjë e më të shpeshta të ‘policisë’ rajonale ndaj zyrtarëve të Administratat serbe që nuk janë nën kontrollin e Prishtinës, represioni brutal demonstrues synon të rrisë frikën tek qytetarët tashmë të frikësuar, t’i bëjë ata të moralshëm thyejnë dhe i detyrojnë të largohen nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Zakharova.
Në fund Zakharova, u ka bërë thirrje misioneve ndërkombëtare të dislokuara në rajon për të zbatuar rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim mbrojtjen e pakicës serbe në Kosovë.
Marrë nga A2 CNN