KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Jalë, si i përfitoi strategjiku Alban Xhillari mbi 200 mijë metër katrorë në bregdet?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Jalë, si i përfitoi strategjiku Alban Xhillari mbi 200 mijë metër katrorë në bregdet?!
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Jalë, si i përfitoi strategjiku Alban Xhillari mbi 200 mijë metër katrorë në bregdet?!

Përditësimi i fundit: 24 Janar, 2025 11:27 am
234 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Biznesmeni Alban Xhillari akuzohet se përmes krijimit të një rrjeti kompanish që de juro drejtohen nga një grusht njerëzish të besuar të tij dhe përmes falsifikimit të dokumenteve ka fituar statusin e investitorit strategjik në një pronë të lakmuar të bregdetit shqiptar.

Bëhet fjalë për investimin strategjik ‘Jala Entertaniment Park’.

Statusi i investitorit strategjik iu dha fillimisht në vitin 2019 në një sipërfaqe prej 140 mijë metrash katrorë në zonën e Jalës, ku Alban Xhillari kishte ngritur më herët edhe biznesin ‘Folie Marine’.

Por, mbi tokën ku tashmë po ngrihet investimi strategjik pati pretendime pronësie nga palë të tjera, që kishin fituar këtë të drejtë edhe nga një vendim i Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Xhillari u padit për falsifikim dokumentacionesh, që në 2019-2020 dyshohen se kanë qenë shkaku i ndërrimit të 12 drejtorëve të hipotekës së Vlorës.

Zyrtarisht, drejtorët largoheshin brenda ditësh e javësh duke cituar arsye personale, jozyrtarisht është një sekret publik në Vlorë se krerët e Kadatrës largoheshin sapo viheshin nën presion për të firmosur kalimin e pronësisë te Alban Xhillari, të një prone që atij si takonte.

Në lidhje me këtë pronë, në 2020, Kontrolli i Lartë i Shtetit, drejtuar në atë kohë nga Bujar Leskaj, gjeti shkelje të rënda dhe përmes një raporti auditimi në Kadastrën e Vlorës tha se dokumentacioni mbi bazën e të cilit ishte përfituar statusi i investitorit strategjik nga Xhillari ishte i rremë.

Ky raport dhe akuzat e palës tjetër, që pretendonte pronësinë e truallit mund të jenë shkaku se përse Alban Xhillari është fshehur pas investitorit strategjik, përmes një rrjeti kompanish dhe bashkëpunëtorësh të ngushtë të tij.

Statusi i investitorit strategjik është dhënë për kompaninë Soleil & Sea.

Nga të dhënat e QKB, kompania zotërohet në 90 për qind të saj nga Endri Mingollari dhe 10 për qind të tjera nga Ardit Bajraktari.

Kompania ka marrë në total gati 220 mijë metër katrorë prona në zonën e Jalës për të ndërtuar fshatin turistik dhe një hotel, që sipas projektit fillestar arrijnë vlerën e investimit rreth 70 milionë euro.

Një pjesë e pronës së përfituar është kundërshtuar nga shtetasi Kristo Gjoka.

Ky i fundit në 2019 kallëzoi në prokurori Alban Xhillarin, duke e akuzuar për falsifikim dokumentacionesh dhe përdorim të lidhjeve me pushtetin për t’i grabitur pronat në jug.

Xhillari iu kundërpërgjigj po me kallëzim, por jo në emër të vet. Ai kallëzoi Kristo Gjokën në emër të kompanisë Kempixh.

Kjo e fundit është themeluar nga Alban Xhillari në prill të vitit 2008. Një muaj më pas, Xhillari shet 100 për qind të aksioneve.

Por, megjithëse zyrtarisht është larguar prej vitit 2008, ai dyshohet se ka ende kontrollin de fakto të saj, aktualisht përmes shtetasit Taulant Xheleshi.

Ky i fundit ka marrë 100 për qind të aksioneve të kompanisë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa para tij kompania ka ndryshuar disa herë pronësinë mes shtetasve Albano Ahmeti, Jani Kosta dhe Klaus Balliu, që të gjithë emra që dalin herë si administratorë, herë si pronarë e bashkëpronarë në bizneset e tjera të Alban Xhillarit.

Taulant Xheleshi del si pronar me 100 për qind të aksioneve edhe në kompaninë e ndërtimit BETA, që nga vitit 2001 deri në 2011 është zotërur herë 100 për qind e herë me shumicë dërrmuese të aksioneve pikërisht nga Alban Xhillari.

Në 2018, Albano Ahmeti, që ka rezultuar pronar edhe në kompaninë Kempixh, ka ushtruar edhe funksionin e administratorit te kompania BETA, ndërsa në 2021 ka blerë 100 për qind të aksioneve nga Ksenis Zakja.

Në 2023, Albano Ahmeti shet të gjitha aksionet te Klaus Balliu dhe dy vite më vonë, Balliu ja shtet Taulant Xheleshit.

Bie në sy fakti që të gjitha transaksionet me aksionet e kompanisë kanë vlerën standarde të 100 mijë lekëve.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Saga e Terminalit në Kamëz që po ndërtohet pa leje të zbardhur
Artikulli tjetër Jamarbër Malltezi lihet në “arrest shtëpie”, GJKKO ia rrëzon kërkesën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.