KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Saga e Terminalit në Kamëz që po ndërtohet pa leje të zbardhur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Saga e Terminalit në Kamëz që po ndërtohet pa leje të zbardhur
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Saga e Terminalit në Kamëz që po ndërtohet pa leje të zbardhur

Përditësimi i fundit: 24 Janar, 2025 11:25 am
236 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Prej muajit gusht në kthesën e Kamzës po punohet për ndërtimin e terminalit të autobusëve ndërqytetas, por punimet vijojnë pa leje të zbardhur ndërtimi teksa institucionet shmangin përgjegjësinë për transparencë ndaj qytetarëve.

Nisja e punimeve u bë e ditur nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj përmes një videoje që e shpërndau në rrjetet sociale.

“Pas shumë vitesh pengesash me gjyqe, ky është një lajm i shkëlqyer për Tiranën sepse veç autobusëve, ky terminal do të shërbejë edhe si stacion treni,” u shpreh Veliaj.

Një tabelë në kantier citon një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) të datës 14 dhjetor 2022.

Megjithatë, Agjencia për Zhvillimin e Territorit (AZHT) tha për Citizens se projekti bazohet në një leje të miratuar më 31 korrik 2024. Por asnjë nga dy lejet nuk rezulton të jetë formalizuar me zbardhje të plotë të vendimit dhe planvendosjes, duke ngritur shqetësime për respektimin e procedurave ligjore.

Normalisht, lejet e ndërtimit miratohen në mbledhjet e KKT me kusht që të plotësohen dokumentet tekniko-ligjore si topografia, raporti gjeologjik dhe relacioni i punimeve.

Ndërtimi nis vetëm pas plotësimit të këtyre dokumenteve dhe shlyerjes së taksave ku më tej bëhet e ashtuquajtura zbardhje e lejes ku vendimi shoqërohet me hartën e planvendosjes, relacionin përkatës firmosur nga kreu i KKT (Kryeministri ose zëvendëskryeministri) dhe ministri i linjës.

Në këtë rast, as leja e vitit 2022 dhe as ajo e vitit 2024 (Vendim i KKT Nr.11 Dt.14.12.2022; Vendim i KKT Nr.12 Dt.31.07.2024) nuk janë publikuar sipas procedurave, duke mos respektuar kështu detyrimin për transparencë para publikut. Për më tepër leja e vitit 2024 përmendet vetëm në një dokument rendi dite të KKT-së dhe nuk është e botuar online as si vendim më vete.

Përgjigjja e AZHT-së ndaj interesimit të Citizens ishte e paqartë. Agjencia pretendoi se leja është “e aksesueshme online,” por shqyrtimet e mëtejshme treguan se edhe pas katër muajsh nga nisja e punimeve leja e zbardhur nuk është e disponueshme online.

Përballë këmbënguljes sonë për të pasur një kopje elektronike të lejes, ajo përsëriti se “në momentin e zbardhjes, të gjitha vendimet e miratuara nga KKT, së bashku me hartën e planvendosjes, janë të aksessueshme online”.

Për të shmangur rrjedhime logjike, – të tipit: meqenëse harta nuk gjendet online atëherë leja nuk është zbardhur, – dhe për të pasur informacion të qartë, Citizens iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit Publik. Mirëpo, përballë së njëjtës përgjigje, Komisioneri e quajti të mbyllur çështjen nën argumentin e “përmbushjes së detyrimit për dhënie informacioni”.

Një dekadë pritje për një terminal autobusësh

Terminali në kthesën e Kamzës ishte zotim i Lulzim Bashës gjatë mandatit të tij në krye të Bashkisë Tiranë në vitet 2011-2015 si stacion kryesor për linjat e udhëtimit ndërqytetas.

Ideja e Bashës ishte për një projekt me privatin ku i ashtuquajturi “Terminali Multimodal i Tiranës” do të jepej me koncesion. Për mosrealizimin e projektit Basha fajësoi qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, që sipas tij bllokoi procesin e shpronësimeve.

Në vitin 2015 drejtimin e Bashkisë Tiranë e mori Erion Veliaj. Me ardhjen e tij në krye, bashkia rikonceptoi idenë.

Koncesioni vijoi të diskutohej deri në vitin 2019. Ai iu dha për 35 vite Salillarit (në ortakëri me Hellas Servis, Analysis Computer, Servis SA dhe Klodioda shpk), por për shkak të problemeve me pronësinë nuk u nënshkrua kontratë dhe bashkia u tërhoq.

Veliaj kërkoi t’i jepte zgjidhje situatës me linjat e transportit ndërqytetas duke sistemuar përkohësisht linjat e jugut pranë rrethrrotullimit Shqiponja. Por rreth pesë vite më vonë, me nisjen e projektit të ri të anës perëndimore të “Unazës së Madhe”, Bashkia i bëri bashkë linjat e jugut dhe veriut në një stacion të përkohshëm krah pallateve të njohura si “Kompleksi Majlazjan”.

“Për të filluar punimet në Unazë, na duhet të lirojmë pjesën e ‘Shqiponjës’, ku është terminali provizor aktual i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu”, tha asokohe Veliaj.

Koncepti për terminalin ndryshoi sërish. Teksa u hoq përgjithmonë ideja e Bashës për një stacion që përfshinte dhe linjë trami ai u veçua dhe ngeli vetem per autobusë e linja ndërqytetase duke u ndarë nga projekti hekurudhor që vijon deri te “Bulevardi i Ri”.

Nisja e punimeve u tenderua nga Bashkia e Tiranës, por pretendimet për pronën penguan sërish procesin.

Një pjesë e konsiderueshme e zonës prej 85 mijë metrash katrorë propozuar për ndërtimin e terminalit përfshinte një truall të dhënë një subjekti privat përmes një vendimi të diskutueshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave marrë në vitin 2008. Për këtë vendim Bashkia iu drejtua gjykatës ku kërkoi dhe mori pavlefshmërinë e tij vetëm në tetor të vitit 2022.

“Më në fund, publiku ka fituar mbi interesat private,” deklaroi Veliaj kur njoftoi për publikun se bashkia kishte siguruar pronësinë e plotë të zonës.

Projekti ka një kosto të parashikuar prej rreth 8 milionë euro, dhënë kompanive “NOVA Construction 2012” dhe “Ante-Group” përmes një procedure tenderimi të mëparshme, mbajtur në vitin 2022. Terminali Verior i Autobusëve, sipas Veliajt, do të jetë pesë herë më i madh se Terminali Lindor pranë qendrës tregtare TEG.

Deri në mes të janarit, terminali është ende në ndërtim dhe zhvendosja e përkohshme e stacionit aktual të autobuzëve nuk ka ndodhur ende. Pavarësisht vonesave të zgjatura dhe pengesave ligjore, ky projekt i pritur me padurim ofron shpresë për një infrastrukturë më moderne.

Megjithatë, me mungesë të transparencës dhe një histori të mbushur me ndërlikime ligjore, skepticizmi vazhdon. A do të arrijë ky terminal më në fund të përmbushë premtimet ndaj qytetarëve të Tiranës?

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Partitë duhet të hedhin në garë 186 kandidatë për 140 karrige
Artikulli tjetër Jalë, si i përfitoi strategjiku Alban Xhillari mbi 200 mijë metër katrorë në bregdet?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.