KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Partitë duhet të hedhin në garë 186 kandidatë për 140 karrige
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Partitë duhet të hedhin në garë 186 kandidatë për 140 karrige
AnalizeKryesorePolitikeSociale

Partitë duhet të hedhin në garë 186 kandidatë për 140 karrige

Përditësimi i fundit: 24 Janar, 2025 11:23 am
152 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të mërkurën se në zbatim të ndryshimeve në kodin zgjedhor të dakordësuara mes opozitës kryesore dhe shumicës socialiste, partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të paraqesin lista të mbyllura me 46 kandidatë dhe lista të hapura me 146 kandidatë, për një totale prej 186 kandidatësh secila për 140 mandatet parlamentare.

Shqiptarët do të votojnë këto zgjedhje për partinë që preferojnë në njërën anë dhe për kandidatin që preferojnë nga të kandiduarit e kësaj partie në anën tjetër. Vota e tyre do të zgjedhë fillimisht kandidatët fitues të përcaktuar nga partia dhe më pas, nëse partia do të marrë më shumë kandidatë fitues nga sa ka në listat e mbyllura, kandidati me më shumë vota nga listat e hapura do të hyjë në parlament. Formula garanton që kryetarët e partive të mëdha apo të vogla do të jenë përcaktues në shanset për të hyrë në parlament ndërsa në situata të caktuara, suksesi elektoral i një prej kandidatëve në listat e hapura nuk përkthehet automatikisht në fitimin e një ndenjëseje.

Qarku i Tiranës do të ketë këtë herë 37 mandate, ku secila nga partitë do të duhet të garojë në listën e mbyllur 12 kandidatë dhe në listën e hapur, 37 kandidatë. Nëse një parti fiton 12 mandate, të gjithë kandidatët e listës së saj të mbyllur hyjnë në parlament. Nëse një prej kandidatëve të listave të hapura fiton, fjala vjen, 20 mijë vota, ose dyfishi i numrit të zakonshëm të votave që zgjedhin një deputet në Shqipëri, ai nuk hyn në parlament.

Po kështu në Qarkun e Fierit, i cili është i dyti më i madhi, partitë do të garojnë 5 kandidatë në listat e mbyllura dhe 16 në listat e hapura për 16 mandatet e deputetëve që zgjidhen nga ky qark. Në zgjedhjet e vitit 2021, në Fier Partia Socialiste fitoi 9 mandate, Partia Demokratike 6 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 1 mandat. Në rast se zgjedhjet e vitit 2021 do të ishin zhvilluar me këtë formulën e sotme, nga lista e hapur do të dilnin katër mandate të Partisë Socialiste, një i Partisë Demokratike dhe zero nga LSI.

Në Qarqet Durrës dhe Elbasan, ku zgjidhen 14 deputetë, rezultati në vitin 2021 u nda në 8 mandate për PS dhe 6 për PD-në. Në këtë rast, tre nga mandatet e PS dhe 1 nga PD do të dilnin nga listat e hapura.

Sistemi në përgjithësi duket se forcon dorën e kryetarit të partisë humbëse në zgjedhje ndërsa partia fituese do të ketë më shumë kandidatë nga ata të cilët, ndonëse gjithashtu janë emëruar nga kryetari, kanë konkurruar për vota reale dhe mbështetje reale.

Si edhe në zgjedhjet e shkuara, sistemi është veçanërisht sikletosës për partitë e vogla apo ato të reja që duan të garojnë jashtë tutelës së partive të mëdha. Këto parti do të duhet të gjejnë një numër të lartë kandidatësh figurantë, probabiliteti i të cilëve për t’u zgjedhur është thjeshtë hipotetik. Nëse një parti e vogël synon të fitojë, fjala vjen, një, dy apo tre mandate në qarqet e mëdha dhe nga një mandat për qarqet e vogla, të gjithë kandidatët e saj fitues do të jenë përcaktuar nga listat e mbyllura.

Sistemi elektoral aktual u dakordësua fillimisht nga Sali Berisha dhe Edi Rama në vitin 2008, me një formulë që, në vendet demokratike, me kulturë demokracie të brendshme brenda partive politike, nuk është shumë problem ndërsa në vende me trashëgimi historike si e jona, ka krijuar shqetësime serioze për kontrollin e tejskajshëm të kryetarëve mbi grupet parlamentare dhe krijimin e një parlamenti të paaftë për të kontrolluar ekzekutivin.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri teston respektin për sundimin e ligjit
Artikulli tjetër Saga e Terminalit në Kamëz që po ndërtohet pa leje të zbardhur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.