Sot është dita e dytë e homazheve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për Kryepeshkopin Anastas, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës.
Pjesëmarrëse do të jenë të gjitha mitropolitë e vendit, përfaqësues nga ambasadat e huaja në vendin tonë, delegacion nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriarku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros si dhe përfaqësues nga nivelet e larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.
Arkëmotri me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas mbërriti në tokën shqiptare ditën e djeshme rreth orës 15:50 minuta përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Pasi aty u zhvillua një ceremoni nderimi, arkivoli iu drejtua Gjirokastrës ku u kryen homazhe në Kishten Ortodokse me pjesëmarrjen e dhjetëra besimtarëve.
Kryepeshkopi do të prehet në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, amanet i lënë prej tij.
Në ceremoninë mortore priten të marrin pjesë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse.