KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shkarkohet drejtori i AKU-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shkarkohet drejtori i AKU-së
AktualeSociale

Shkarkohet drejtori i AKU-së

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2025 1:24 pm
349 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, është zgjedhur drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë, Edmond Rrushin, ish-deputeti i LSI-së.

VoxNews ka mësuar se Edmond Rrushi është shkarkuar nga detyra e drejtorit të AKU-së.

Vendimi pritet të bëhet publik në Këshillin e Ministrave.

Kush është drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

Olsi Komici është i iplomuar “Jurist” në vitin 1998 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Në vitin 2003 z. Komici është trajnuar nga USAID dhe World Learning në Edinburg pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Skocisë mbi  procesin e vetëfinancimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Ndërsa në vitin 2004 ai mori të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit.

Komici ka një eksperiencë të gjatë profesionale në administratën shtetërore në pozicione të ndryshme pune, si jurist, ekspert ligjor, audit, e deri në nivele drejtuese.

Është njohës shumë i mirë i legjislacionit dhe problematikës në fushën e pronësisë, me një eksperiencë rreth 7-vjeçare në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në zyra të ndryshme  vendore dhe në atë  qendrore.

Gjithashtu, në vitet 2005 – 2006 ka punuar si jurist pranë Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe ka ushtruar detyrën e kryetarit të komanduar të Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës ish-Pronarëve, qarku Tiranë.

Më tej, Komici ka punuar për një periudhë 7-vjeçare në fushën e kredive të këqija, në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, përfshirë edhe postin e zv.drejtorit të përgjithshëm.

Për dy vjet, Komici ka punuar në Kryeministri si ekspert ligjor, anëtar i Task-Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronës së paluajtshme shtetërore në zonën Vlorë-Sarandë“.

Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në periudhën maj 2016 – maj 2017 dhe pas kësaj ka kryer  detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t deri në mandatimin e tij nga Kuvendi  i Republikës së Shqipërisë si Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

A po i vjen fundi?

Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën

Fasoneria humbet miliarda/ Eksportet bien shumë, euro shton presionin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Leka Bungo kërkon shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së
Artikulli tjetër Reforma e dështuar e ujit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.