Gripi ka arritur kulmin e tij në Shqipëri, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të infeksioneve, veçanërisht nga viruset AH1N1 dhe AH3N2.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, java e fundit e janarit shënoi nivelin më të lartë të qarkullimit të gripit dhe infeksioneve të tjera. Gjatë javës së katërt të janarit, më shumë se 23,000 raste të infektuara kërkuan ndihmën e shërbimeve shëndetësore, megjithatë, shifrat aktuale janë më të larta, pasi jo të gjithë u drejtohen qëndrave shëndetësore.
Kulmi i epidemisë është ndjerë edhe në urgjencat kombëtare, me fëmijët dhe të moshuarit që janë më të prekur. Për shkak të formave të rënda të gripit, shpesh të mbivendosura me sëmundje të tjera, është rritur numri i urgjencave dhe shtrimeve në spitale.
Sakaq, Durrësi, Tirana dhe Mati janë qytetet me nivelet më të larta të qarkullimit dhe sëmundshmërisë nga gripi.
Marrë nga Newsbomb.al