KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dhuna ndaj protestuesve në Serbi, komisionarja Kos kërkon hetime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dhuna ndaj protestuesve në Serbi, komisionarja Kos kërkon hetime
AktualeOpinionPolitikeRajoni

Dhuna ndaj protestuesve në Serbi, komisionarja Kos kërkon hetime

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2025 10:27 am
103 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisionarja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka bërë thirrje për dialog gjithëpërfshirës në Serbi për t’i adresuar shqetësimet që ekzistojnë në atë vend dhe për hetime të pavarura dhe të plota për rastet e sulmeve ndaj protestuesve.

Tre muaj pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona, protestat e studentëve në Serbi vazhdojnë. Atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë që i mbështesin.

Qendra për Gazetari Hulumtuese (CINS) raportoi se, që nga fillimi i protestave, kishte më shumë se 50 sulme ndaj studentëve, përfshirë përplasje nga makinat dhe goditje me shkopinj, grushte e shqelma.

Në një letër publike Kos u është përgjigjur disa letrave që ka marrë nga organizatat e shoqërisë civile në Serbi, akademikët, përfaqësuesit politikë dhe të tjerë.

Ajo ka thënë se vlerat themelore janë bazamenti i projektit evropian dhe ato duhet të respektohen.

Në këtë letër, Kos është shprehur se mbetet prioritet i Komisionit Evropian dhe presidentes Von der Leyen që të mbështesin përparimin e Serbisë në rrugën që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Rruga drejt anëtarësimit në BE përfshin reformat, të cilat janë pjesë e vlerave tona të përbashkëta dhe praktikës. Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian ofron zgjidhje për shumë çështje të cilat janë në zemër të diskutimeve të sotme. Reformat që janë pjesë e procesit të integrimit në BE do të forcojnë luftën kundër korrupsionit, sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe përgjegjësinë e institucioneve”, ka thënë Kos duke shtuar se përparimi drejt BE-së do të promovojë dhe lirinë e mediave dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve.

Komisionarja për zgjerim ka dërguar porosinë që procesi i integrimit në BE duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe duhet të jetë një projekt i përbashkët, duke kërkuar dialog ku do të përfshiheshin faktori politikë dhe shoqëria civile.

“Liria e tubimit është e drejtë themelore, e cila duhet të respektohet. Ajo duhet të shprehet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Kanë dalë dëshmi për incidentet ndaj protestuesve. Presim hetime të shpejta, të plota dhe të pavarura. Asnjë lloj dhune nuk duhet të tolerohet. Presim nga policia e Serbisë që të vazhdojë të ofrojë siguri për protestuesit. Gjuha e cila nxit dhunë dhe mungesa e respektit të ndërsjellë nuk mund të jetë zgjidhje”, ka theksuar Kos.

“Këto reforma do të kenë ndikim transformues, nga i cili do të kenë dobi të gjithë qytetarët dhe do ta sjell Serbinë më afër bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.

Protestat e vazhdueshme në Serbi kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.

Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool

Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kërkoi të marrë nën kontroll Gazën, Gjermania e Franca kundër Trumpit
Artikulli tjetër ‘Nëse Rama nuk merr 100 mijë palestinezë, Trump do ia bëjë si Kolumbisë’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 11 Shtator, 2026
Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.