KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekrem Lluka nga Peja, investitor strategjik në Shëngjin; në Kosovë i pandehur për pastrim parash
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ekrem Lluka nga Peja, investitor strategjik në Shëngjin; në Kosovë i pandehur për pastrim parash
AnalizeKorrupsionKryesoreRajoniSociale

Ekrem Lluka nga Peja, investitor strategjik në Shëngjin; në Kosovë i pandehur për pastrim parash

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2025 2:09 pm
281 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama, ka nisur zbatimin e zgjatjes së afatit të ligjit për investimet strategjike, me biznesmenin kosovar Ekrem Lluka nga Peja, pronar i kompanisë “Dukagjin Group Sh.p.k”, i cili është ortak dhe te birra “Peja” me kompaninë “Devolli”.

Me Vendim Nr. 71, datë 29 janar 2025 të qeverisë, të propozuar nga Ministrja e Turizëm-Mjedisit, Mirela Kumbaro, është hequr nga fondi pyjor shtetëror dhe është regjistruar truall, sipërfaqja 3 hektarë në malin e Rencit- Shëngjin, sepse do përdoret për biznes nga kompania private “Dukagjini Group Sh.p.k” me pronar qytetarin e Pejës, Ekrem Lluka.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se kjo kompani do ndërtojë objekte me apartamente banimi dhe njësi tregtare me 6 kate mbi tokë e 1 kat nëntokë; hotele me “5 Yje” në lartësi 7 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë me pishina, kazino e hapësira argëtimi.

Në vendimin e qeverisë, zbulohet fakti, që biznesmenit nga Peja, Ekrem Lluka, leja e ndërtimit për resortin në Renc të Shëngjinit, i është miratuar qysh në datën 1 mars 2023 me Vendim Nr. 25 të Këshillit Kombëtar të Territorit, firmosur nga kryetari Edi Rama.

Ndërsa me Vendim Nr. 7, datë 7 maj 2024 të Komitetit të Investimeve Strategjike, Babloku si kryetar, i ka dhënë statusin “Investitor Strategjik me Procedurë të Veçantë” për resort me pallate, hotele, pishina e kazino në parkun pyjor mbi Shëngjin, kompanisë kosovare “Dukagjini Group” si ndërtuese dhe investitore e vetme.

Në vendimin e qeverisë të datës 29 janar 2025, thuhet se ky resort do ndërtohet në sipërfaqe 3 hektarë tokë shtetërore; ndërsa në Vendimin Nr. 7, datë 7 maj 2024 të Komitetit të Investimeve Strategjike, thuhet se sipërfaqja e projektit të investimit është 5.9 hektarë pronë private.

Faktikisht, sipërfaqja pyjore është 5.9 hektarë investim pronë shteti në administrim nga Ministria e Turizëm-Mjedisit e në përdorim nga Bashkia e Lezhës, por i është dhënë shtetasit nga Peja, Ekrem Lluka, për të ndërtuar resort.

Në këtë vend, ai ka marrë dhe sipërfaqe të tjera private, që u janë grabitur pronarëve të ligjshëm me letra false, nga “të fortët” dhe zyrtarët e Lezhës, në bashkëpunim me shefat e qeverisë, Bashkisë, Prefekturës, Kadastrës, Policisë e Drejtësisë.

Vlera e investimit është 70 milionë Euro, për të cilat, nuk ka asnjë të dhënë se nga çfarë burimesh do sigurohen, kur kompania “Dukagjini Group” e krijuar më 3 shkurt 2022 me 12 mijë Euro, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë cent kapital të deklaruar, ndërsa në 3 vite aktivitet ka dalë me humbje.

Por Babloku, nuk do t’ia di se ku do t’i gjejë 70 milionë Euro Ekrem Lluka nga Peja, i kompanisë me zero kapital; por nuk do t’ia di, as për faktin, që këtij biznesmeni, në Shqipëri i është dhënë titulli “Investitor Strategjik”, ndërsa në muajin dhjetor 2024 është marrë i pandehur në Kosovë nga Prokuroria Speciale.

Ai është nën hetim, për mashtrim e evazion fiskal, pastrim parash të krimit e korrupsionit, grabitje pasurie shtetërore e private dhe falsifikime dokumentesh.

Ndërsa në Shqipëri, Ekremit nga Peja, i jepet leje e toka për investim 70 milionë Euro pa burim legal e ligjor, për shkak të lidhjeve në ortakëri, interesa e punë të pista me oligarkë, qarqe mafioze, politikanë shqiptarë e sekserë të tyre në kosovë. dhe Serbi.

 

Marrë nga Pamfleti

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?
Artikulli tjetër Ndotja kërcënon Drinin dhe degët e tij në tre shtete të Ballkanit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.