KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 16 kandidatë në Kosovë nën akuzë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 16 kandidatë në Kosovë nën akuzë
AnalizeFokusPolitikeRajoni

16 kandidatë në Kosovë nën akuzë

Përditësimi i fundit: 7 Shkurt, 2025 9:40 am
122 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

28 parti politike me 1280 kandidatë të certifikuar garojnë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 9 shkurt.

Nga këta kandidatë, 23 prej tyre kanë probleme me ligjin në pesë vjetët e fundit. 16 prej tyre kanë aktakuza aktive për veprat penale të natyrës korruptive, keqpërdorim të pozitës, përdorim të armës apo mbajtja në pronësi të armës, pengim i personit zyrtar në kryerjen e punës apo sulm ndaj personit zyrtar.

“Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 14 kandidatë apo 12% e kësaj liste  ka probleme me ligjin, Koalicioni AAK dhe NISMA me tetë kandidatë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me një kandidat”, thotë hulumtuesja Burbuqe Kastrati.

Në raportin e hartuar nga organizatat joqeveritare, INPO, FOL dhe IKD theksohet se tetë kandidatë kanë dënime, pesë janë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një i koalicionit AAK-NISMA.

“Nga tetë kandidatë për deputetë që kanë dënime, njëri prej tyre është i dënuar në dy raste për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre janë të dënuar për vepra penale të natyrës korruptive, konkretisht për mosraportim të pasurisë. Për përdorimin e armës janë dënuar katër kandidatë për deputetë dhe një kandidat për sulm ndaj personit zyrtar dhe kanosje”, shton Kastrati.

Ndërkohë, Gzim Shala nga instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se programet e partive politike që garojnë në këto zgjedhje nuk i kanë kushtuar rëndësi strategjisë për sundimin e ligjit.

“Strategjia për sundimin e ligjit del nga procesi pothuajse më i rëndësishëm që Kosova ka zhvilluar në sundimin e ligjit e që është rishikimi i funksionimit të sundimit të ligjit, ky proces i kishte skanuar sistemin e drejtësisë dhe e kishte nxjerrë strategjinë, është për keqardhje mosreferimi në këtë strategji prej asnjërës parti”, thotë ai.

Me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, vetëm një person që është i dënuar në formë të prerë në tre vjetët e fundit për një vepër penale me një ose më shumë vjet burgim, nuk mund të kandidojë në zgjedhje.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet të dielën në Kosovë, votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj
Artikulli tjetër Ligjvënësit amerikanë gati të ndalojnë përdorimin e AI kinez

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.