KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nesër zgjedhjet parlamentare në Kosovë, votojnë rreth 2 milion qytetarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nesër zgjedhjet parlamentare në Kosovë, votojnë rreth 2 milion qytetarë
AktualeAnalizeKomentKryesorePolitikeRajoni

Nesër zgjedhjet parlamentare në Kosovë, votojnë rreth 2 milion qytetarë

Përditësimi i fundit: 8 Shkurt, 2025 9:10 pm
158 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s

Zgjedhjet e së dielës shihen gjerësisht si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.

Përgjatë fushatës partitë bënë premtime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë, zotime që duken shpesh të vështira për t’u përmbushur në vendin më të varfër në Evropë.

Analisti Ilir Ibrahimi, thotë se më në fund ekonomisë po i jepet hapësira e duhur.

“Janë programe ambicioze të partive opozitare, sepse partia në pushtet nuk ka pasur ndonjë program, i ka pasur disa zotime të cilat i ka bërë publike zoti Kurti. Janë ambicioze por jo të paarritshme. Ajo që më ka gëzuar më së shumti gjatë diskutimeve me partitë opozitare, sepse na kanë ftuar për të diskutuar, pra na kanë ftuar si sektor privat për të paraqitur programin e tyre ekonomik dhe kemi diskutuar rreth tij. Ata e shohin realizimin e këtyre premtimeve ekonomike në një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat, që do të duhej të bëhej nga çdo qeveri. Nuk mund të shihet sektori privat si armik sepse sektori privat është kontributdhënësi më i madh në shtet, në buxhetin e shtetit, punësim dhe gjitha të tjerat”, tha analisti Ibrahimi.

Votimet e së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet e ngecura të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian edhe më tej ka lënë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Çështja e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

“Ne për katër vite me radhë kemi pasur deklarata nga administrata amerikane e cila e përfundoi mandatin, pra administrata Biden se marrëdhëniet e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë në nivelin e tyre më të lartë madje i kanë kritikuar se janë në nivelin më të ultë. Tani administrata e re këtë e ka bërë edhe më të qartë dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe nëse nuk ka një ndryshim të qasjes ndaj Shteteve të Bashkuara edhe pasojat do të jenë më të mëdha, sepse kemi të bëjmë me një administratë tjetër. Pra administrata Trump nuk do të jetë administratë që do t’i ledhatojë liderët kosovarë, por do të kërkojë nga ta dhe nëse nuk do të kërkojë dhe nëse nuk i pret ato që i kërkon, atëherë nuk shoh se do të ketë marrëdhënie në kuptimin e plotë të fjalës me SHBA-në. Unë kam frikë se marrëdhëniet që kemi pasur deri tani nuk do të mund të ekzistojnë me një qeveri e cila nuk e sheh Amerikën si partnere dhe t’i vendosë politikat e veta në përputhje me interesat amerikane. Pra, nuk e përjashtoj edhe mundësinë e tërheqjes së gjithëmbarshme të interesit amerikan, përfshirë këtu edhe praninë e sigurisë, pra ushtarët amerikanë”, tha analisti Ibrahimi.

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, thanë të shtunën ndërkaq se fushata për zgjedhjet e së dielës është përshkuar me raste të theksuara të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

“Pa llogaritur aktivitetet që mbahen sot, në plot 130 aktivitete, apo rreth një e pesta e tubimeve publike të organizuara, është raportuar për raste të një gjuhe nxitëse, urrejtëse apo fyese”, tha Eugen Cakolli nga DnV.

Një ekip prej 100 vëzhguesish nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe dhjetëra të tjerë nga organizata ndërkombëtare, do të ndjekin votimet e së dielës. Analistët thonë se cilado qoftë qeveria e ardhshme, do të përballet me sfida të vështira mes zhvillimeve gjeopolitike që e kanë bërë botën shumë të paparashikueshme.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë

“Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës

“Politika shqiptare, të shohë veten në pasqyrën e demokracisë”

Turizmi rrit kërkesën për akomodim

Furnizimi me ujë në Durrës u përkeqësua në vitin 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po zhduken qytetet e vogla të Shqipërisë
Artikulli tjetër Incident gjatë udhëtimit të Vuçiçit, shpërthen goma e makinës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 17 Shtator, 2026
Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Sociale 17 Shtator, 2026
Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.